Home Aktuale Anketa: Studentët e Luginës, ku studiojnë, çka, kush i financon…

Anketa: Studentët e Luginës, ku studiojnë, çka, kush i financon…

36
0
SHARE

Klubi i studiuesve të rinj – KSR së fundmi ka bërë realizuar një hulumtim të quajtur “Shtrirja e studentëve Preshevar në qendrat studimore”, përmes formës së anketimit elektronik dhe ka arritur në rezultatet si më poshtë. Studentët që janë përfshi janë studentë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

dinamika1

Në tabelën e më sipërme tregohet dinamika e anketuarve gjatë javës, ku prej 100 studentëve të paraparë për anketim, anketës iu kanë përgjigjur 95 studentë ose 95% e anketës llogaritet të jetë e realizuar.

d1

Nga anketa e bërë në pyetjen e parashtruar për gjininë rezultatet na tregojnë se me 63.16% janë meshkuj kurse 36.84 janë femra. Sipas rezultateve mund të themi se gjinia mashkullore dominojnë krahas gjinisë femërore, duke u bazuar në hulumtimin anketues.

mosha

 

Në bazë të rezultateve të paraqitura në këtë tabelë rreth pyetjes  cilës moshë i takoni, këtu shohim se mosha dominonte është mosha 21 vjeçare me 18.9%,  pastaj vazhdon me moshën 20 vjeçare  me 14.7%  ku dhe mund ta shikoni në grafikun në të cilin është paraqitur më lart, ku mundë të themi se shumica e studentëve janë në studimet themelore (Bachelor).

vendi

Nga anketa e bërë në pyetjen e parashtruar se në cilin vend studioni apo keni studiuar , shohim tri qendrat universitare  të trojeve shqiptare të mbushura me student Preshevar. Se cili qytet merr epitetin e studentëve me më shumë, na tregon grafiku më lart, ku Tirana me 21.51% , Tetova me 20.43 % dhe Prishtina me 19.35% , pastaj kemi Turqinë me një numër të madh të studentëve , po ashtu edhe Shkupin si një qendër e vogël e studentëve Preshevar, shkruan “KSR”, transmeton presheva.com.

studimi

Në pyetjen e parashtruar se çka studioni apo keni studiuar shohim dominimin e drejtimit të mjekësisë ku një numër i madh i studenteve preferojnë mjekësin si një profesion në zhvillim e sipër dhe me një perspektivë në të ardhmen, pastaj vazhdojnë drejtimet tjera siç janë Gjuha Angleze, Ekonomia dhe një numër i madh i studenteve që studiojnë në drejtimet e ndryshme që në pyetjet tona nuk janë paraqitur ato drejtime. Këtu mund të shtojmë mungesën e studentëve në drejtimin e gjuhës Serbe dhe shkencave natyrore Fizikë, Kimi po ashtu edhe në drejtimet e Bujqësi, Veterinari dhe Telekomunikacion.

 

niveli

 

Nga hulumtimi i bërë në pyetjen niveli i studimeve nxjerrim këto rezultate, Studentet që vazhdojnë studimet me 69.23% dhe ata që vijojnë me 13.19%  dhe mastër në vijim me 10.99% kurse ata të përfunduar me 4.40 % kurse ata që vijojnë doktoraturën me një numër të vogël me 2.20% .

financimi

 

Në pyetjen e mënyrës së financimit dominon forma e financimit familjar ku kemi një përqindje të madhe me 65.93% kurse me bursë kemi 21.98% dhe me vetëfinancim kemi 12.09 % , kurse huazim kemi 0%  duke krahasuar me shtetet tjera vërejmë se Serbia nuk është aspak ndihmues në aspektin e bursave dhe huazimeve te parave.

arsyeja

 

Arsyeja pse doni ta studioni këtë drejtim, anketuesit janë përgjigjur se dëshira  vjen nga ana e tyre (personale) me 81.11% kurse drejtimet apo profesionet me perspektiv  kemi me 22.22% dhe këshillat nga të tjerët janë me 5.56 % dhe tjerat, pozitive konsiderohet dëshira për të studiuar është e lire dhe pa imponime nga ana e prindërit apo dikujt tjetër dhe student ka fatin të studioj profesion që i pëlqen .deshira

 

Nga anketa e bërë në pyetjen e parashtruar  studentëve Ku dëshironi të vazhdoni pas përfundimit të studimeve, përgjigjet që kane zgjedhur studentët  është Presheva me 41.11 % pastaj vinë pëlqimet Perëndimi me 14.44% , Kosova me 12.22 % dhe Shqipëria me 2.22%, dhe pyetjet e diku tjetër apo edhe në vendin ku kam studiuar është e lartë. Këtu vërejmë se krahas Prishtinës, Tiranës, Shkupit, Tetovës student parapëlqejnë vendlindjen. pprofesioni

 

Në pyetjen e fundit çfarë profesioni do të ushtroni mbas studimeve , përgjigjet që nxorëm nga hulumtimi janë atë që kam studiuar me 76.14% , diçka të afërt me atë që kam studiuar me 17.05 % dhe diçka krejt tjetër nga ajo çka kam studiuar me 3.41% , pra studenti është i vetëdijshëm për profesionin e tij dhe donë ta ushtroj atë më gjithë përgjegjësit profesionale që do ti arrijë gjatë studimit

Konkluzion

Hulumtimi i mësipërm është hulumtimi i parë i llojit të tillë i realizuar nga KSR-ja. Nga ky hulumtim mund t’i nxjerrim disa përfundime:

•Rinia studentore shqiptare nga Lugina e Preshevës, para së gjithash mbi gjysma e të anketuarve apo 58.89% ardhmërinë e tyre e shohin jashtë Luginës së Preshevës. Ajo që duhet të alarmojë të gjithë institucionet relevante është se nuk kemi të bëjmë vetëm me “ikjen e trurit” por kemi të bëjmë edhe me “ikjen njeriut” që mund të përshkruhet si fenomen global ku të rinjtë ikin drejt qendrave, por jo në këso shifrash alarmante. Në Luginë të Preshevës problem shumë serioz për të ardhmen do të jenë resurset njerëzore dhe zbrazja e heshtur e qyteteve të Luginës së Preshevës. Edhe pse 41.11% e shohin të ardhmen në qytet bazuar në këtë anketim nuk është edhe përqindje e kënaqshme.

•Forma e financimit, përzgjedhja e drejtimit dhe specializimi në fusha përbën një problem tjetër serioz. Shohim se mbi 60% të studentëve janë me shpenzime të mbuluara nga familja. Duke e marrë parasysh gjendjen e dobët ekonomike, menaxhimi i dobët i të ardhurave për familje, vështirëson dhe ndikon në kualitetin e studimeve. Mundësitë e gjetjes së bursave janë të pakta. Meqë si qendër më e votuar ka qenë Tirana dhe kur merr parasysh përqindjen e lartë të studentëve të cilët studiojnë, janë në mjekësi, bëhet fjalë për një mos-koordinim të politikave të komunave dhe Tiranës, Prishtinës dhe Shkupit. Identifikimi i mangësive dhe i fushave profesionale duhet të jetë problemi thelbësor i institucioneve. Mangësi të mëdha ka në fushat sociale por edhe më tepër në shkencat aplikative si fizika, kimia dhe matematika drejtime këto që janë bosht i shkollimit fillor dhe të mesëm pa u anashkaluar edhe fushat si arti, kultura dhe qytetërimi.

•Një aspekt tjetër interesant i këtij hulumtimi është mosha vitale që posedon rinia dhe elani për ti kontribuar shoqërisë në forma të ndryshme organizimi. Psh. Ata të cilët iu kanë përgjigjur më së shumti anketës, janë studentët e moshës 20-21 vjeçare, e që mund të konsiderohet si pozitive. Po ashtu ky hulumtim tregon edhe për nevojën e hulumtimeve më të detajuara empirike për të qenë sa më të informuar rreth gjendjes në rajon. Në saje të këtij hulumtimi, mund të përfundojmë se duhet të zhvillohet një interaksion më i madh institucional dhe kyçje më e rreptë e shoqërisë civile sa i përket përzgjedhjes dhe motivimit të rinisë Preshevare për kontributin e tyre në vend. Format e tilla të hulumtimeve do të avancohen gjatë muajve në vazhdim përfshi edhe fusha të tjera si politika, ekonomia, kultura dhe arsimi.