Home LAJME Angli, rrëzohet avioni, 4 të vdekur

Angli, rrëzohet avioni, 4 të vdekur

75
0
SHARE

Një avion civil është rrëzuar në një zonë rurale në Norfolk të Anglisë, për pasojë 4 persona kanë mbetur të vdekur.

Avioni është rrëzuar në një fushë në Gillingham, pranë Beccles rreth orës 19:30 (20:30) me atë lokale.

Ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi rrëzimin e avionit, por dëshmitarët thanë se kanë parë një mjegull të madhe përpara se avioni të rrëzohej.

Policia e Norfolk-ut nuk ka bërë të ditur identitetin e viktimave, gjithashtu nuk ka dhënë detaje të tjera mbi ngjarjen.

Inspektori Louis Provart bëri të ditur se shërbimet e urgjencës janë duke punuar në kushte të vështira, duke kryer hetimet e para lidhur me shkaqet e rrëzimit të avionit.

“Vendi i rënies së avionit është në një fushë dhe zona aty pranë është e pyllëzuar. Kemi pasur telefonata të shumta gjatë gjithë mbrëmjes. Telefonuesit thanë se kanë dëgjuar zhurma të mëdha”, tha Inspektori Provart.

Tre ambulanca, një helikopter i policisë dhe shërbimet zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendngjarje.  

LEAVE A REPLY