Home LAJME Pamjet mahnitëse nga shpërthimi i një vullkani

Pamjet mahnitëse nga shpërthimi i një vullkani

607
0
SHARE

Shpërthimi i një vullkani në rrethinat e kryeqytetit ekuadorian, Quito u shoqërua me ngritjen në 10 kilometra lartësi të reve të mëdha tymi dhe hiri të çliruar prej tij.

Vullkani Tungurahua, që në shqip përkthehet Gryka e Zjarrit shpërtheu të premten dhe zgjati vetëm pesë minuta. Pavarësisht kohëzgjatjes së shkurtër, kaq mjaftoi për të krijuar pamje mahnitëse të shkrepura nga dëshmitarët e fenomenit natyror.

Tungurahua, pjesë e asaj që quhet “Unaza e Zjarrtë e Paqësorit” është njëri prej tetë vullkaneve aktivë në Ekuador. Ai u zgjua në vitin 1999, por vetëm në dy muajt e fundit ka qenë aktiv së tepërmi, megjithatë pa kërcënuar jetë njerëzore