Home LAJME Amerikanët nuk do t’i ndalin sulmet: Nuk do të lejojnë Kalifat në...

Amerikanët nuk do t’i ndalin sulmet: Nuk do të lejojnë Kalifat në Siri dhe Irak (Video)

243
0
SHARE

Gjatë sulmeve të djeshme “janë likuiduar terroristët e ISIS-it” dhe janë shkatërruar armët nga të cilat kryheshin sulmet, thotë zëdhënësi i Pentagonit, admirali John Kirby.

Po ashtu, 250 kilogramë bomba kanë shkatërruar njësitet e artilerisë me të cilat sulmoheshin kurdët në Erbil, duke kërcënuar kështu edhe trupat amerikane të stacionuara atje.

Dyshohet se konvoji me ushtarë, i shkatërruar dje, ishte gati për të sulmuat bashkësitë e krishtera.

Militantët e ISIS-it kanë marrë shumë armë, përfshirë edhe ato amerikane, pas shpërbërjes së trupave irakiane. Komandanti i Ushtrisë së Irakut, Babaker Zebari, tha se kjo mbështetje e ajrit do t’ju lejojë që shpejtë të ketë ndryshime në terren, transmeton Telegrafi.

Amerikanët sot kanë dërguar edhe ndihmë humanitare banorëve të rrezikuar: 28.224 shujta dhe 7000 litra ujë të pijshëm.

Nënkryetari amerikan, Joe Biden, të premten bisedoi me telefon me presidentin e Irakut, Fuad Masum, për sulmet e SHBA-ve, ndërsa ka kërkuar që Bagdadi të formojë Qeverinë e re.

Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë, thuhet se Biden, i vetëdijshëm për rrezikun që paraqet Shteti Islamik, i ka dhënë mbështetje të gjithë banorëve të Irakut, nga veriu në jug, që të mbrojnë shtetin e tyre.

Duke u thirr në një burim anonim, Reuters raporton se administrata e Barack Obamas së bashku me Bagdadin po punon në plotësimin e nevojave të qeverisë rajonale kurde, që përfshin furnizimin me armë të nevojshme.

Sa i përket mbështetjes amerikane, agjencitë e lajmeve raportojnë se në kohën kur aeroplanët kanë sulmuar caqet e ISIS-it, Obama ishte i dyshimtë se misioni i kufizuar do të jenë i mjaftueshëm për të ndryshuar raportin e forcave në Irak. Prandaj, thuhet se sulmet nuk do të ndalen.

Presidenti Obama të enjten ka miratuar sulmet për të parandaluar “gjenocidin”, duke ngadalësuar kështu përparimin e ekstremistëve suni të cilët kërcënojnë pakicën e krishterë dhe atë jazidi në Kurdistan. Shtëpia e Bardhë shtoi se nuk ka datë për përfundimin e operacionit, por përsëriti se Shtetet e Bashkuara nuk do të dërgojnë forca tokësore dhe nuk do të hyjnë në një “konflikt të zgjatur ushtarak”. Por, Obama është shprehur se nuk do të lejojë Kalifat në Siri dhe Irak dhe se sulmet kundër ISIS-it do të zgjerohen. Ndërsa, ka shtuar se krerët e Irakut duhet të gjejnë mënyrat për të bashkëpunuar. /Telegrafi/

 

LEAVE A REPLY