Home Aktuale American School of Kosova organizon Olimpiadën e Diturisë

American School of Kosova organizon Olimpiadën e Diturisë

155
0
SHARE

American School of Kosova organizon për herë të pestë Olimpiadën e Diturisë, aktivitet me të cilin synohet nxitja e mësimnxënies, duke ofruar zbavitje, garim dhe shpërblime.
Në Olimpiadë përfshihen nxënësit nga klasa e Vl-të deri në klasën e VIII-të të shkollave publike të Kosovës. Qëllimi i Olimpiadës nuk është vetëm të sigurojë për nxënësit që të fitojnë çmime dhe dhurata joshëse, por inkurajon ata të zhvillojnë vetbësimin dhe të fitojnë aftësi dhe guxim të nevojshëm për tu përballur me sfidat e konkurrencës në të ardhmen.

Pjesëmarrja në Olimpiadën e Diturisë bëhet nga nxënësit e 36 DKA-ve të Kosovës. Secila shkollë do të garojë me nga 1(një) grup të përbërë prej 3(tre) nxënësve dhe të udhëhequr nga 1(një) mësimdhënës. Grupi përzgjedhet nga vet shkolla garuese. Nxënësit do të garojnë në grupe, dhe pikët vlersohen nga totali i arritshmërisë së grupit, jo të vetëm 1(një) nxënësi.

SHPËRBLIMET:
Çmimi i parë:
Disney Land – Paris për 3 nxënësit nga grupi fitues si dhe mësimdhënësi/sja
udhëheqës/e i/e grupit. 50% Bursë
Çmimi I dytë:
40% Bursë + 800 Euro për grupin fitues
Çmimi i tretë:
30% Bursë + 400 Euro for për grupin fitues