Home Aktuale Ambasadorja Jacobson inkurajon ministren Tahiri

Ambasadorja Jacobson inkurajon ministren Tahiri

145
0
SHARE

Ministrja për Dialogun e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edita Tahiri, është inkurajuar sot për punën që është duke bërë në dialogun Kosovë – Serbi, edhe nga ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Tracy Ann Jacobson, për të vazhduar angazhimet e saj në këtë proces të rëndësishëm të Dialogut.

Ky inkurajim është bërë gjatë një takimi që sot kanë zhvilluar ministrja Tahiri dhe ambasadorja Jacobson, me ç’rast në këtë takim është biseduar edhe për forcimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy shteteve si dhe përkrahjen amerikane për perspektivën euroatlantike të Kosovës dhe avancimin e dialogut të Brukselit.

Në këtë aspekt, Tahiri thuhet ta ketë marrë mbështetjen edhe njëherë të ambasadores Jacobson.

Në një njoftim për media të kësaj ministrie thuhet se ministrja Tahiri shprehu mirënjohjen për gjithë përkrahjen që SHBA-ja i ka dhënë Kosovës në të gjitha fazat e rëndësishme të rrugëtimit për liri dhe pavarësi si dhe të shtetndërtimit demokratik të Kosovës.

Ministrja Tahiri thuhet të ketë thënë po ashtu se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për forcimin e shtetit të Kosovës sipas standardeve euro-atlantike duke theksuar rëndësinë e përkrahjes së vazhdueshme nga ana e SHBA-ve.

Duke folur për politikat e jashtme, Ministrja Tahiri theksoi se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për fqinjësi të mirë dhe stabilitet rajonal të cilën po e dëshmon edhe përmes qasjes konstruktive në dialogun e Brukselit, proces ky që i kontribuon paqes dhe sigurisë në rajon dhe duhet të ndihmoj në përshpejtimin e integrimit evropian për Kosovën.