Home Aktuale Ambasadori i OSBE-së, Andrea Orizio vizitë Këshillin Kombëtar Shqiptar

Ambasadori i OSBE-së, Andrea Orizio vizitë Këshillin Kombëtar Shqiptar

190
0
SHARE

Pas takimit në Beograd kreu i misionit të OSBE-së në Serbi, Ambasadori Andrea Orizio  vizitoi sot  Këshillin Kombëtar Shqiptar (KKSH) në Bujanoc, ku takoi  kryetarin Ragmi Mustafa,dhe zv/kryetarin Enver Memeti

 

Gjatë takimit ambasadori i uroi edhe njëherë kryetarit për pozitën e re dhe i siguroi për mbështetjen e mëtutjeshme të OSBE-së për KKSH-në drejt konsumimit të kompetencave ligjore si dhe realizimin të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Kryetari Mustafa diskutoi  me Ambasadorin e OSBE për çështjet tjera që janë  ekskluzive të KKSH-së si kultura, informimi, përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe e posaçërisht vëmendje i është kushtuar gjendjes së arsimit me mësim në gjuhën shqipe në Luginën e Preshevës

 

Gjithashtu gjatë ditës së sotme kryetari Mustafa dhe zëvendësi Memeti u takuan edhe me drejtuesit e Trupit Koordinues për Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviç dhe ekipin e tij me ç‘rast u diskutua për sfidat që presin KKSH-në gjat këtij mandati të ri.

 

Vlen të theksohet se që nga ardhja ne pozitë e udhëheqësisë së re, kjo është vizita e katërt në dy javët e fundit  e përfaqësuesve ndërkombëtare të vendosur në Beograd.