Home Aktuale Ambasadori Boçka fton shqiptarët e Luginës të marrin pjesë në zgjedhje për...

Ambasadori Boçka fton shqiptarët e Luginës të marrin pjesë në zgjedhje për Këshill Kombëtar (Video)

169
0
SHARE

Ambasadori i Shqipërisë në Beograd Ilir Boçka ka qëndruar sot në Luginë të Preshevës ku është takuar me kryetarin e komunës së Bujanocit Nagip Arifi ate të Preshevës Ragmi Mustafa dhe kryetarin e Këshillit Nacional Shqiptarë Galip Beqirin.

Gjatë takimit të tij me përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës nuk ka lënë anash as çështjen e zgjedhjeve për këshillat nacionale të pakicave që do të mbahen në Serbi më 26 tetor të këtij viti.
Pas takimit me kryetrin e Bujanocit Nagip Arifi, Ambasadori Ambasadori i Shqipërisë në Beograd Ilir Boçka në pyetjen e gazetarit të TV “Spektri” Jeton Ismaili se a duhet të marrin pjesë shqiptarët e luginës së zgjedhjet për Këshill Nacional, është shprehur se shqiptarët e luginës së Preshevës duhet të marrin pjesë në zgjedhjet për këshill nacionale në mënyrë që shqiptarët të tregojnë pjesmarrjen e tyre. Sipas tij bojkoti nuk zgjedhë ndonjë gjë të madhe, pjesëmarrja në zgjedhje do të ishte mënyra më e mirë./Lugina Press/

[youtube url=”  https://www.youtube.com/watch?v=FdrjOpewpDo&feature=youtu.be ” width=”560″ height=”315″]