Home LAJME Ambasada Gjermane në Beograd ndihmon shoqatën e personave me invaliditet në Bujanoc

Ambasada Gjermane në Beograd ndihmon shoqatën e personave me invaliditet në Bujanoc

35
0
SHARE

Ambasada Gjermane në Beograd do të bëjë financimin në rregullimin dhe kompletimin e gjithë hapësirave të Shoqatës Humanitare të Personave me Invaliditet “TË JETOJMË SË BASHKU” në Bujanoc.
Këtë lajm e ka konfirmuar më rrjetin e tij social në facebook Nexhat Behluli, Koordinator në zyrën për zhvillim ekonomik lokal në Bujanoc.
“Sot e përjetova një ndër ditat më të lumtura që prej kur jam pjesë e veprimit Shoqëror.
Sot, Ambasada Gjermane në Beograd e konfirmoi se do ta e finansoje projektin për rregullimin dhe kompletimin e gjithë hapësirave të Shoqatës Humanitare e Personave me Invaliditet “TË JETOJMË SË BASHKU” këtu në Bujanoc. Në realizimin e këtij Projekti kam qenë i angazhuar në disa Muajt e fundit.Të i ndihmosh kësaj kategorije të hendikepuar të Shoqërisë tonë, është një ndjenjë,përjetim dhe kënaqësi e vacant ka shkruar Nexhat Behluli, Koordinator në Zyrën për zhvillim ekonomik lokal në Bujanoc./Lugina Press/