Home TEKNOLOGJI Amazon thotë se ka gabuar me çmimin e Fire Phone

Amazon thotë se ka gabuar me çmimin e Fire Phone

181
0
SHARE
Nuk duhej të ishte befasi fakti që telefoni i parë dhe i vetëm i Amazon, Fire Phone ka qenë një dështim i kompanisë amerikane, pas kritikave të shumta të marra nga përdoruesit dhe pas kritikave të shumta publike.

Në fakt, Amazon ka raportuar se një sasi e konsiderueshme e telefonit të saj është ende në stok, sepse nuk është shitur si duhet në treg. Për ta sqaruar këtë dështim, Amazon tani ka reaguar me një sqarim publik, duke thënë se çmimi i telefonit nuk ishte i duhuri dhe ishte faktori kryesor për këtë fiasko.

“Ne nuk e kemi pasur çmimin e mirë. Njerëzit kanë pritur vlerë shumë të madhe, dhe pritjet e tyre nuk janë realizuar tërësisht. Ne kemi menduar se ia kemi qëlluar, mirëpo gjithashtu e kemi kuptuar dështimin dhe kemi deklaruar se ia kemi huqur. Tani, ne i kemi përmirësuar gabimet tona”.

Në fillim, çmimi i telefonit ishte 200 dollarë. Ndërsa më pas, kompania e zbriti atë në 99 cent, pas nënshkrimit të kontratës me operatorë. Megjithatë, disa thonë se për Amazon Fire Phone problemi i vetëm nuk është vetëm çmimi, por edhe disa nga karakteristikat e telefonit.