Home Aktuale Almir Aliti zgjidhet Kryetar i sindikatës në sh.f ” Muharrem Kadriu” në...

Almir Aliti zgjidhet Kryetar i sindikatës në sh.f ” Muharrem Kadriu” në Tërnoc

50
0
SHARE

Punëtorët e shkollës filllore” Muharrem Kadriu” në Tërnoc, anëtar të sindikatës së pavarur të kësaj shkolle kanë zgjedhur sot kryetarin e ri të këtij organi.

 

Me këtë rast me shumicë  votash fitoi  Almir Aliti, arkatar i këtij institucioni arsimorë.

Aliti falënderoi të gjithë ata që ia besuan votën që të jetë në krye të sindikatës së pavarur.

 

Ndërkohë Aliti premtoi mbështetje dhe bashkëpunim me sindikatën komunale dhe më gjërë  pa dallim  në të mirën e  të gjithë punëtorëve  anëtarëve.

Ne do të përfaqësojmë në mënyrën më të mirë kërkesat dhe nevojat e punëtorëve tha mes tjerash Haliti.
Sindikata zgjodhi edhe organet e tjera relevante në mënyrë që të funksionoj pa pengesa si sekretarin, arkatarin, anëtarët dhe komisionin mbi kqyrës.