Home Aktuale Aliu: Çdo përfundim i suksesshëm ka një shpërblim

Aliu: Çdo përfundim i suksesshëm ka një shpërblim

156
0
SHARE

Vjollca Aliu koordinatore e zyrës për të rinjë në Bujanoc në rrjetin e saj social në facebook ka çfaqur emocionet e saja për sukseset që ka arritur në punën e saj si aktiviste pranë kësaj zyre.

Së fundmi ajo ka qenë  koordinatore lokale në projektin “Edu Karavan” i cili ishte i dedikuar për fëmijët e prodhuesëve të duhanit nga territori i Preshevës dhe Bujanocit.
Ndërkaq projektin e realizoi shoqëria “Çelësi i Artë” nga Nishi në bashkëpunim me zyrën për të rinjë në Bujanoc dhe Preshevë.
Vjollca Aliu për  dy muaj rradhazi sa zgjati projekti me sjelljet e saja kishte lënë përshtypje të mëdha tek fëmijët.
Ndërkaq në përfundim të projektit ajo u nderua me një mirënjohe ku  shprehi emocionet e saja në rrjetin social në facebook.
“Nga puna nuk duhet frikësuar sepse çdo përfundim i suksesshëm ka një shpërblim” është shprehuar Vjollca Aliu.
Projekti “Edu Karavan” ka zgjatur dy muaj me çrast fëmijët të cilët ishin prezent kanë mësuar nga lëmia ekologjisë, për të drejtat e njeriut, mbrojtjen e mjedisit jetësor ,ushqimit të shëndetshëm dhe mënyrës së shëndetshme të jetesës./Lugina Press/