Home Aktuale Aleksandër Vucic kryeministër i ardhshëm i Serbisë, thotë se qeveria do të...

Aleksandër Vucic kryeministër i ardhshëm i Serbisë, thotë se qeveria do të jetë e kompletuar më 1 maj

72
0
SHARE

Aleksandër Vucic u është drejtuar gazetarëve dhe “ka falënderuar të gjithë për kontributin që kanë dhënë për të pranuar rezultatet më të mira që prej 25 vjetësh në historinë e parlamentarizmit në Serbi”.

(E plotësuar)  Lideri i Partisë Progresiste, ka folur pas rezultateve të para që partinë e tij e nxorën fituese me më shumë se 50 për qind të votave.

Sipas Tanjug, Vucic ka thënë se “është gati t’ua zgjas dorën të gjithë atyre që kanë ide për t’u bashkuar dhe për të bërë diçka të mirë për Serbinë”.

“Programi për qeverinë e re do të bëhet i ditur së shpejti dhe e gjithë puna do të kompletohet më 1 maj”, ka thënë Vucic në një konferencë për media.

“Ne nuk do të luftojmë për zgjedhjet e ardhshme, por për gjeneratat e ardhshme’, citohet të ketë thënë ai.

Aleksandër Vucic kryeministër i ardhshëm i Serbisë, fiton bindshëm në zgjedhje

Partia Progresiste Serbe e udhëhequr nga Aleksandër Vucic, ka fituar më shumë se 50 për qind të votave në Serbi.

Organizata për vëzhgimin e zgjedhjeve, Cesid, ka dhënë këtë rezultat duke u bazuar në numërimin e pjesshëm të votave një orë pas mbylljes së vendvotimeve, raporton B92.

Sipas Marko Blagojevic nga Cesid, rezultatet e para tregojnë se partia e Vucicit “ka fituar më shumë se 50 për qind të votave”, e ndjekur nga partia e Dacicit me rreth 15 për qind.

LEAVE A REPLY