Home Aktuale Albiona Ibrahimi kërkon nga Kosova e Shqipëria shkollim dhe emancipim...

Albiona Ibrahimi kërkon nga Kosova e Shqipëria shkollim dhe emancipim të femrës në Luginë

173
0
SHARE

Me rastin e ditës së gruas 8 marsit përfaqësuese e grave të Luginës së Preshevës Albiona Ibrahimi, ka thënë se përfshirja e femrës në institucione atje realizohet kryesisht vetëm në nivelin lokal.

10676325_1014453965250499_7778807066164363577_n

Kuvendi i Kosovës ka mbledhur të dielën, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas më 8 mars, deputetet gra nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia si dhe përfaqësuese të jetës politike nga Mali i Zi e Lugina e Preshevës. Kryesuesja e këtij Kuvendi të gruas, ish-ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Arta Dade, ka thënë se gruaja ka qenë protagoniste e të gjitha zhvillimeve historike e shoqërore. Në seancë, ishin ftuar edhe gratë përfaqësuese nga Lugina e Preshevës dhe Malit të Zi.Albiona Ibrahimi, përfaqësuese e grave të Luginës së Preshevës ka thënë se përfshirja e femrës në institucione atje realizohet kryesisht vetëm në nivelin lokal.Ajo ka kërkuar ndihmën e institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë për shkollimin dhe emancipimin e femrës, por edhe të shqiptarëve në përgjithësi nga Lugina e Preshevës, pasi që, siç ka thënë ajo, në Serbi, atyre u ofrohen kushte minimale për zhvillim.Ndërkohë, Zylfije Duraku përfaqësuese e grave nga Mali i Zi ka thënë se për shqiptarët e Malit të Zi, përfshirë edhe femrat, Kosova ishte dera e vetme ku mund të mësohej shqip, deri së voni kur kjo mundësi është krijuar edhe në Podgoricë.Tradita e seancave parlamentare të deputeteve gra ka nisur vitin e kaluar në Tiranë, po në Ditën Ndërkombëtare të Gruas më 8 Mars./Lugina Press/