Home Aktuale Alarmante: Aliance One Tabako zytarisht ndërpren kontratën me prodhuesit e duhanit(dokument)

Alarmante: Aliance One Tabako zytarisht ndërpren kontratën me prodhuesit e duhanit(dokument)

177
0
SHARE

Prodhuesit e duhanit të Luginës së Preshevës tashmë kanë marrë edhe zytarisht njoftimin për ndërprejen e kontratës nga Aleance One Tabako.
Ditë më parë prodhuesit e duhanit ishin njoftuar gojarisht që më nuk do të ketë vazhdim të kontratës me Alleance One Tabako për shitjen e duhanit.

Prodhesit e duhanit tashmë janë njoftuar edhe zyrtarisht se nuk do të ketë më vazhdim të kontratës me Aliance One Tabako .
Për prodhuesit e duhanit ky njoftim është një lajm i rëndë ngase prodhimi i duhanit ishte burim i vetëm për mbajtjen e familjes.
Atyre tashmë i ka mbetur një shpresë tek drejtuesit politik e institucional që përmes intervenimit të tyre të bëjnë presion tek qeveria serbe dhe ambasada amerikane për mundësinë e vazhdimit të kontratave.
Ditë më parë kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi kishte pritur në kabinetin e tij prodhuesit e duhanit të cilëve i kishte premtuar se do të bëjë çmos të dilet nga kjo krizë.
Ndërkohë po ashtu edhe deputeti Kamberi në takmin e tij me prodhuesit e duhanit me anë të një peticioni tuboi nënshkrimet e prodhuesëve të duhanit për të ia drejtuar qeverisë serbe.
Si do që të jetë mbetet që edhe më tej si kryetari Arifi po ashtu edhe deputeti Kamberi të marrin me seriozitet gjendjen e prodhuesëve të duhanit për kalimin e kësaj gjendje të rëndë të tyre  .
Ndryshe nëse nuk mund të dilet nga kjo sitiuatë viti 2016 vërtetë do të jetë një vit i krizës për prodhuesit e duhanit të rajonit të luginës së Preshevës.
Ngase prodhimi i duhanit është i vetmi burim për sigurimin e kafshatës për shum familje në këtë rajo sepse edhe po qe se ia mësyen për ndonjë biznes tjetër në lëminë e bujqësisë do ti sjellë telashe të shumta përshkak tregut të ngushtë në Luginë të Preshevës./Lugina Press/

lugina