Home Aktuale Alarm për bombë në QKUK

Alarm për bombë në QKUK

206
0
SHARE

Stafi i QKUK-së kanë raportuar në polici se po dyshojnë se në këtë institucion shëndetësor ndodhet një bombë.

Zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu, ka konfirmuar ketë lajm për Klan Kosovën se brenda Klinikës së Syve po dyshohet për bombë, njofton Klan Kosova.

Ai tha se për këtë çështje është thirrur menjëherë policia.

Ndërsa zëdhënësja e policisë rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për Klan Kosovën, se policia e Kosovës ka marrë një informacion për një mjet dyshues në QKUK, por nuk dihet për mjetin dyshues dhe policia është në vendngjarje për hetimin e rastit.

Nuk ka ende një konfirmim zyrtar për llojin e mjetit dhe nëse vërtetë ka mjet shpërthyes në atë pjesë.