Home Aktuale Aksioni për ndihmë financiare për KF” Tërnoci” mbyllet në...

Aksioni për ndihmë financiare për KF” Tërnoci” mbyllet në fund të gushtit

303
0
SHARE

Aksioni i ndërmarrë ditë më parë për ndihmë financiare për KF” Tërnoci” nga Tërnoci do të mbyllet më 31 gusht 2020.

Ditë më parë lojtarët e KF”Tërnoci” patën marrë një aksion për tubimin e mjeteve financiare pasi sipas tyre  kulbi ishte  në një kolaps financiarë.

Ky aksion ishe marrë me qëllim që klubi në fjalë të mund ti vazhdoj garat tutje.

Albinot Jonuzi njëri nga organizatorët e këtij aksioni që është edhe nga lojtarët e hershëm të këtij klubi i tha Lugina Press se kjo iniciativë do të vazhdoj deri në fund të muajit,sipas tij aksioni do të mbyllet më 31 gusht 2020.

Jonuzi falënderon të gjitha ata që kontribuan në këtë aksion me mjete financiare  me çrast dhe   ka premtuar se do ti bëjë publike të gjitha mjetet e tubura nga ky aksion.

Ndërkohë vlenë të theksohet se të shtunën më 22 gusht në këtë klub do të mbahen zgjedhjet për kryesinë e re duke filluar nga ora 18:00 . Andaj, të gjithë të interesuarit që të jenë pjesë e kuvendit zgjedhor, ftohen që të marrin pjesë në këtë proces thuhet në njoftimin e këtij klubi.(Lugina Press)