Home Aktuale Aksion për ndërtimin e shkollës në fshatin Suharnë të Bujanocit(foto)

Aksion për ndërtimin e shkollës në fshatin Suharnë të Bujanocit(foto)

48
0
SHARE

Me iniciativën e banorëve të fshatrave Suharnë dhe Novosellë të Malësisë Bujanocit dhe Kompania mediale SPEKTRI sot ka filluar ndërtimin e Shkollës për nevojat e fëmijëve të këtyre vendëbanimeve Shqiptare.

Pas kthimit të një familjes në vendëlindje e cila për disa vite kishte jetuar në Kosovë, shtëpia e të cilëve shfrytëzohej si objekt shkollor, fëmijët e këtyre dy fshatrave ngelën pa hapësirë shkollore.

Në vazhdim ju sjellim shkrimin e plotë të postuar nga drejtori i kompanisë mediale “Spektri” Nexhat Behluli njëri nga orgnizatorët e ktij aksioni.

Kushë kontribon për ndërtimin e një Shkolle e ka ndihmuar ardhmërinë e fëmijëve të Kombit që i përket !

– Familjarë, Miq, Kolegë, Politikanë dhe gjithë ju Njerëzit i vullnetit të mirë që e doni Luginën e Preshevës s’bashku me Malsinë e Bujanocit :

– Ju njoftojmë se me iniciativën e banorëve të fshatrave Suharnë dhe Novosellë të Malësisë Bujanocit dhe Compania Mediale SPEKTRI sot kemi filluar ndërtimin e Shkollës për nevojat e fëmijëve të këtyre Vendëbanimeve Shqiptare.

– Pas kthimit të një Familjes në Vendëlindje e cila për disa vite kishte jetuar në Kosovë, shtëpia e të cilëve shfrytëzohej si objekt Shkollor, Fëmijët e këtyre dy fshatrave ngelën pa hapësirë shkollore.

– Ndërtimi i kësaj Shkolle me hapësirë modeste për shkak edhe numrit të vogël të nxënësve nuk do të kushtoje shumë dhe do të ndërtohet me vetë’kontributin e gjithë neve njerëzve të vullnetit të mirë, prandaj edhe bashkangjituni nismës tonë me kontributin tuaj modest !

– I ftojmë të gjitha Bizneset private të Luginës së Preshevës të na ndihmojnë për ndërtimin e kësaj Shkolle me artikuj të materjalit ndërtimorë kush sa ka mundësi modeste kurse Televizioni SPEKTRI do të ju shërbeje me marketing falas për një kohë të caktuar Bizneseve tuaja.

– Poashtu i ftojmë gjithë Liderët Politik dhe Subjektet Politike të Luginës së Preshevës që me vetë’kontributin e tyre të ju bashkangjiten kësaj iniciative modeste si dhe gjithë njerëzit e vullnetit të mirë !

– Deri në këtë fazë ndërtimi për fillim një faleminderim të veçant për ndihmën e ofruar me çmime të volitshme të materjalit dhe transportin falas po e veçojmë Ndërmarjen Private nga fshati Tërnovc “Cuki Company” me pronarin e saj dhe Humanistin e dalluar Bekim Salihu Beki.

– Mbetemi në pritje të Donatorëve të radhës !
Ju lusim që ta shpërndani këtë njoftim..