Home LAJME Aksident i rëndë në Gjilan, pësojnë lëndime tre fëmijë

Aksident i rëndë në Gjilan, pësojnë lëndime tre fëmijë

163
0
SHARE

Në rrugën Qarkore në Gjilan afër minimarket “BUMI” ka ndodhur një aksident i rënd trafiku. Një kultivator është goditur nga një veturë “Mercedes” me tabela të Ferizajit. Lëndime ka pësuar vozitësi i kultivatorit dhe tre fëmijë që ishin në shoqëri me të.

Një aksident i rënd ka ndodhur sonte rreth orës 21 e 20 minuta në rrugën Qarkore afër minimarket “BUMI”, raporton rajonipress.

Aksidenti ka ardhur pasiqë vositësi i veturës “Mercedes” ka goditur kultivatorin që drejtohej nga një gjilanas.

Nga ky aksident ka pësuar lëndime të rënda vozitësi i kultivatorit dhe tre fëmijët që ishin në shoqëri me të.

Ismet Hashani zëdhënës i policisë ka konfirmuar për rajonipress aksidentin e ndodhur dhe tha se për momentin vetëm një person është i lënduar. Policia ka dal në vendin e ngjarjes menjëherë dhe po merret me rastin.

LEAVE A REPLY