Home Aktuale Akademi solemne me rastin e Ditës së pavarësisë

Akademi solemne me rastin e Ditës së pavarësisë

212
0
SHARE

Me rastin e 8 Shtatorit – Ditës së pavarësisë së Republikës së Maqedonisë, sonte në Teatrin Popullor të Maqedonisë, do të mbahet akademi solemne nën patronazh të kryetarit të Kuvendit të RM-së, Trajko Veljanovski.
Në akademinë solemne është ftuar kreu shtetëror i Republikës së Maqedonisë, deputetët dhe ministrat nga përbërja e parë e Kuvendit, kori diplomatik në Republikën e Maqedonisë, si dhe përfaqësues të të gjitha sferave të jetës politike, kulturore, shkencore dhe ekonomike.
Republika e Maqedonisë nesër shënon 22 vite nga referendumi i mbajtur me sukses, në të cilin qytetarët e Maqedonisë u deklaruan për shtet të pavarur dhe sovran. Shumica absolute, mbi 95 për qind të qytetarëve që dolën në referendumin e 8 shtatorit të vitit 1991, pozitivisht iu përgjigjën pyetjes së referendumit “A jeni për Maqedoni të pavarur me të drejtë të hyjë në fuqi në aleancën e ardhshme të shteteve sovrane të Jugosllavisë”.