Home Nga Rajoni Ahmeti uron qytetarët për 7 vjetorin e pavarësisë

Ahmeti uron qytetarët për 7 vjetorin e pavarësisë

8
0
SHARE

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka uruar qytetarët me rastin e festës së pavarësisë së Kosovës. Urimet, Ahmeti i ka bërë nga foltorja e Kuvendit të Prishtinës. Asambleja, sot ka mbajtur seanca solemne, kushtuar 7-vjetorit të Pavarësisë.

“Sa më të fortë të jenë qytetarët, aq më i fortë të jetë populli, aq më e fortë do të jetë edhe Republika, andaj urojë që qytetarët tonë, populli jonë të na mbajë përgjegjës të gjithë politikanëve sepse në fund të fundit, edhe kjo komunë edhe ky shtet ju takon mu atyre, mu qytetarëve të Republikës së Kosovës. politikanët, ne jemi ata që vijmë e shkojmë ndërkaq populli i Republikës së Kosovës do të jetë ai që mbetet. Ky shtet do të jetë ai që duhet të forcohet për çdo ditë”, ka thënë Ahmeti.

Fillimisht me një fjalë rasti, qytetarëve u është drejtuar, kryesuesi i asamblesë, Halim Halimi. “Në këtë ditë nuk kemi se si mos e kujtojmë, presidentin historikë, Ibrahim Rugova, UÇK-në, komandantin legjendarë, Adem Hashari e Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas shtatë viteve, Kosova i ka institucionet e veta, andaj urime kjo ditë për të gjithë”, ka thënë Halimi.

Më pas, kryetari Ahmeti u ka ndarë mirënjohje punëtorëve më të vjetër të Komunës së Prishtinës. Për ta tha se “janë memoria e Komunës”.