Me urdhër të qeverisë së Serbisë, bujqit nuk janë të detyruar që për vitin 2017 të bëjnë riregjistrimin e ekonomive bujqësore, por ata janë të detyruar të bëjnë kërkesë për subvencione.
Hekuran Ahmeti inxhinier i diplomuar pranë zyrës së bujqësisë në Bujanoc ka thënë se për të përfituar subvebcione që i takojnë nga dy mijë dinar për hektar duhet të vijnë në shërbimin për bujqësi të aplikojnë që ne ia plotësojmë e po ashtu duhet të aplikojnë edhe për subvencionet për kafshë deri në 31 prill.
Për të përfituar subvencione prej 25 mijë dinarëve për kafshë, Ahmeti thotë se së paku duhet i kenë dy kafshë të amëzuara.
Themelimi i ekonomive bujqësore është hap i parë themelor për të përfituar subvencione në nivel lokal dhe ate reublikan.
Për të regjistruar ekonominë bujqësore paku duhet ti kenë 5 hektar tokë por nëse ata mirren me serra me kafshë dhe pemtari munden dhe më pak se 3 hektar.
Për regjistrimin e ekonomisë së re bujqësore duhet të sjellin letërnjoftimin e lexuar, numri ne xhirollogarisë bankare, qertifikatën bazë nga stacioni i veterinarisë dhe fletën poseduese të patundshëmrisë thotë Hekuran Ahmeti pranë zyrës për zhvillimin e Bujqësisë pranë komunës së Bujanocit./Lugina Press/