Home Nga Rajoni Ahmet Isufi: Ja nga çka kam dezertuar

Ahmet Isufi: Ja nga çka kam dezertuar

78
0
SHARE
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi nuk ka dashur të komentoj deklaratën e mbrëmshme të kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri.

Isufi në një prononcim për Gazetën Tribuna, ka thënë së për asnjë moment nuk e ka lëshuar vijën e frontit gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës.

“Kam dezertuar nga emigrimi dhe ikja jashtë vendit”, ka thënë shkurt Isufi.

Ndryshe, kreu i Gjilanit, Lufti Haziri mbrëmë në një postim në rrjetin social Facebook, ka reaguar pas publikimit të listave për zonën e veteranëve të Zonës së Karadakut.

Haziri ka shkruar se Agim Çeku duhet t’i vijë turp për këtë listë të paturpshme. E në veçanti, sipas Hazirit, duhet të turpërohen Ahmet Isufi e Shemsi Syla, të cilët dezertuan në kohën më të rëndë për luftëtarët e lirisë.