Home Aktuale “Agro Adria” dhuron 8.000 maska mbrojtëse për nxënësit e Luginës

“Agro Adria” dhuron 8.000 maska mbrojtëse për nxënësit e Luginës

528
0
SHARE

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, edhe kompania e mirënjohur tregtare “Agro Adria”, e udhëhequr nga Qenan e Aziz Maliqi, ka dhuruar 8.000 maska mbrojtëse në shkollat e komunës së Bujanocit dhe Preshevës.

 Vlenë të theksohet se përveç shkollave shqipe, “Agro Adria”  ka dhuruar 1.500 maska mbrojtëse për shkollat e Bujanocit  me mësim në gjuhën serbe “Sveti Sava” dhe “Branko Radiçeviq”, kështu duke mos bërë dallime kombëtare e as fetare.

   ” Të gjithë fëmijët janë fëmijët tanë, virusi nuk bënë dallime as kombëtare e as fetare. Shfrytëzuam rastin dhe mundësinë tonë për të ndihmuar, të jepnim një kontribut në luftën kundër kësaj të keqeje në komunën tonë” ka thënë Qenan  Maliqi .

Ndërkaq gjatë ditës së sotme ata kanë dhuruar maska edhe në shkollën fillore”Muharrem Kadriu”në Tërnovc duke vazhduar kështu  me rradhë edhe  në shkollat tjera.

Kompania”Agro Adria” ka dhuruar 8.000 maska për shkollat fillore dhe të mesme” në Preshevë dhe Bujanoc ka bërë të ditur Andi Maliqi nga kjo kompani për Lugina Press./Lugina Press/