Agjenda për shënimin e përvjetorit të rënies heroike të Komandant Lleshit
Të nderuar qytetarë,
Për shkak të kufizimeve që janë ende në fuqi dhe pasojave të COVID19, e në dakordim me të gjitha grupet punuese, ju njoftojmë që shënimi i përvjetorit të rënies heroike të dëshmorit të Kombit, Ridvan Qazimi – Komandant Lleshi, do të bëhet me 25 maj.
Agjenda e aktiviteteve do të jetë kjo:
E hënë, 25 Maj
12:00 Vendosja e kurorëve tek varri i Komandant Lleshit dhe dëshmorit Besim Faiku
12:30 Vizitë Muzeut të Komandant Lleshit
13:30 Vizitë vendit të rënies tek Gurt e Buajve
17:00 Akademi përkujtimore në Sallën e vogël të Shtëpisë së Kulturës.