Home Aktuale “Agimi Artë”: Me lëkurën e shqiptarëve do qepim rrobat tona

“Agimi Artë”: Me lëkurën e shqiptarëve do qepim rrobat tona

37
0
SHARE

 Hetuesit kanë bërë të ditur se posedojnë një video të Agimit të Artë me thirrje antishqiptare. Videoja shokuese tregon një grup neonazistësh që bërtasin me parulla urrejtjeje dhe antishqiptare.

Kjo video do të përdoret si provë kundër anëtarëve të kësaj partie, të cilët akuzohen për krijim dhe drejtim të organizatës kriminale.

Në videon e transmetuar edhe nga TV-ja shtetërore greke, dëgjohen thirrjet: “I shikoni ata? Janë shqiptarë. Me lëkurën e tyre do qepim rrobat tona”, parulla që të kujtojnë ato të forcave speciale të marinës, të hedhura gjatë paradës ushtarake në Athinë, më 25 mars 2010.

Hetuesit kanë hartuar rreth 190 faqe me referime që bazohen në ekzaminimin e dokumenteve, videove dhe mesazheve telefonike dhe e përshkruajnë “Agimin e Artë” një organizatë kriminale, me hierarki dhe role të përcaktuara, ku jepeshin urdhra për veprime kriminale.

Hetuesit kërkojnë heqjen e imunitetit për gjithë deputetët neonazistë, me qëllim që të arrijnë tek nxjerrja jashtë ligjit e partisë së ekstremit të djathtë “Agimi i Artë”. (Shekulli/INA)

LEAVE A REPLY