Home Aktuale Afati i fundit për dorëzimin e kërkesës dhe dokumentacionit në MAS...

Afati i fundit për dorëzimin e kërkesës dhe dokumentacionit në MAS për njohjen e diplomave më 21 gusht

141
0
SHARE

Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi ka pranuar sot një lajmërim nga Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipëris lidhur me afatin e fundit për dorëzimin e kërkesës dhe dokumentacionit për njohjen e diplomave të shkollës së mesme.

Njoftohen të gjithë kandidatët nga Republika e Kosovës si dhe kandidatët shqiptarë nga Maqedonia, Mali i zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, të cilët dëshirojnë të ndjekin studimet universitare, me kohë të plotë, në ciklin e parë të studimeve, në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, si dhe në programet jouniversitare profesionale, në institucionet publike të arsimit të lartë, për vitin akademik 2015 – 2016 se, afati i fundit për dorëzimin e kërkesës dhe dokumentacionit për njohjen e diplomave të shkollës së mesme është deri në datën 21 gusht 2015 pranë MAS. Njohja e diplomës së shkollës së mesme është kusht për aplikimin në IAL-të shqiptare.

 

 Formularin e aplikimit mund ta shkarkoni në këtë link KËRKESË APLIKIMI
Ju risjellim në vëmëndje datat e zhvillimit të konkurseve të pranimit për programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor” që kërkojnë konkurs për t’u regjistruar.
Jeni të lutur që të lajmëroni të gjithë kandidatët nga trojet, që dëshirojnë të ndjekin programe të tilla studimi, për të aplikuar pranë universiteteve përkatëse dhe ndjekjen e tyre në afatet e caktuara e sipas kërkesave të tjera të tyre.
Aplikimi bëhet si të gjithë kandidatët e tjerë, konform udhëzimit përkatës të konkurseve, i cili është publikuar dhe në faqen web të MAS në lidhjen e mëposhtme:
Këta kandidatë aplikojnë më pas për programin përkatës të studimit me dokumentacionin përkatës konform udhëzimeve specifike për cdo kategori, që do të publikohen në vijim në faqen web të MAS.
Sjellim në vëmendje se aplikimi për konkurset e pranimit bëhet pranë universitetit përkatës brenda datës 18.08.2015.