Home Kulturë “Adoleshenti” revista e vetme për të rinjë në Luginë

“Adoleshenti” revista e vetme për të rinjë në Luginë

193
0
SHARE

 

Lugina e Preshevës

 

PASUROHET ME NJË REVISTË PËR TË RINJ

 

“Adoleshenti” është revista e vetme për të rinj, në rajonin e Luginës së Preshevës dhe më gjerë në Anamoravë.

Revista “Adoleshenti”, ngërthen në vete tema të ndryshme nga jeta rinore, preokupimet e tyre, sfidat dhe zakonet prapanike.

Përmes “Adoleshentit” trajtohen shumë tema, që kanë me misionin e të rinje në jetën shoqërore e politike, pjesëmarrje e tyre në vendimmarrje dhe misioni për në jetë më të mirë rinore.

Drejtuesja e kësaj revistë të vetme në këto hapësira, Mevlude Abdullahi, i tha portalit “Luginapress” se qëllimi i botimit të këtij mediumi të shkruar është avancimi i pozitës së të rinjve në të gjitha sferat e veprimtarisë shoqërore. Ajo, gjithashtu, deklaroi se në kuadër të redaksisë “Adoleshenti”, janë të përfshirë një numër i madh të rinjsh nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës.

Numri I parë I “Adoleshentit”, fillon me fjalën e kryeredaktores pse “Adoleshenti”? dhe vazhdon me shkrime te tjera interesante, intervista, poezi që lidhen me botën e adoleshencës dhe rreth saj.

Drejtuesit e kësaj reviste kaq të dashur për të rinjtë, pretendojnë që “Adoleshenti”, të shpërndahet nëpër shkolla dhe institucione të tjera edukativo-arsimore./Lugina Press/

 Adoleshaenti