Home Aktuale ACES :Konkurs për gara ndërkombëtare shkollore

ACES :Konkurs për gara ndërkombëtare shkollore

37
0
SHARE

ACES – Akademia e Shkollave të Evropës Qendrore hap një cikël të ri të garës për projektet shkollore dhe shkëmbimin e nxënësve

Inkurajojmë solidaritetin! Fillon një konkurs i ri i garës ndërkombëtare shkollore

3

ACES – Akademia e Shkollave të Evropës Qendrore hap një cikël të ri të garës për projektet shkollore dhe shkëmbimin e nxënësve

“Inkurajojmë solidaritetin: kujdesemi për të tjerët dhe ndajmë atë që kemi!” – kjo është tema e konkursit të këtij viti, të projekteve shkollore ndërkufitare. Për të tetën herë me radhë, ACES – Akademia e Shkollave të Evropës Qendrore fton arsimtarët dhe nxënësit për të hartuar dhe zbatuar projekte të reja në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë. Propozimet e projekteve mund të dorëzohen në periudhën nga 15 janari deri me 15 prill 2015. Shkollat që paraqesin projektet më të mira do të fitojnë çmime me vlerë monetare.
ACES paraqet një projekt të iniciuar nga Fondacioni ERSTE në fushën e arsimit, dhe për koordinimin e iniciativave janë përgjegjëse organizata autriake Qendra Ndërkulturore dhe shoqata Sllovake VČELI DOM. Ky rrjet shkollor është aktiv që nga viti 2006 në të gjithë Evropën Qendrore dhe Juglindore, dhe qëllimi kryesor i veprimtarise është avancimi i shkëmbimit dhe të dialogut kulturor midis të rinjëve. Në rrjet janë përfshirë 15 shtete të rajonit EQL, me mbështetjen e ministrive të arsimit. Deri më tash, më shumë se 25.000 nxënës dhe 3600 arsimtarë kanë marrë pjesë në programin ACES.
Kosova është pjesë e këtij rrjeti ndër-kufitar të shkollave që nga viti 2007 dhe deri tash, nga vendi ynë në programin ACES kanë marrë pjesë kater shkolla. Fituesit e mëparshëm të konkurrencës vinë nga qytetet Prishtinë, Pejë dhe Prizren.

Učenici i nastavnici u jednom timu_aces

Tema e konkursit të këtij viti është: Solidariteti
Të gjithë njerëzit janë të barabartë, por nuk kanë të gjithë mundësi të barabarta. Për fat të keq, disa njerëz janë, nga kjo apo ajo arsye, më pak të privilegjuar në jetë. Disa ndoshta, mund të kenë nevoja të veçanta, jetojnë nën nivelin e varfërisë ose janë te margjinalizuar nga arsyeja se: kush janë ata, nga vijnë ata, ose per diçka që ju ka ndodhur në jetë. ACES përpiqet të krijojë një shoqëri ku njerëzit kujdesen për njëri tjetrin, ku ata jo vetëm që kërkojnë të drejtat e tyre, por janë të vetëdijshëm dhe për përgjegjësitë e tyre që kanë të bëjnë për të mirën e të gjithëve. “ACES promovon idenë e partneritetit në baza të barabarta dhe përgjegjësitë e përbashkëta. Për shkak të natyrës ndërkombëtare të kësaj ideje, ne inkurajojmë nxënësit dhe arsimtarët që të mendojnë jashtë kufijve të mjedisit të tyre. Duke bërë miq nga vendet tjera dhe duke shikuar vendin e vet nga një perspektivë tjetër, forcon të menduarit kritik, ndjeshmëri dhe solidaritet, ndërsa në të njëjtën kohë sjell dhe shumë zbavitje, shpjegon RobinGosejohan (Robin Gosejohann), menaxher i Projektit të Foundationit ERSTE.
Një garë – shumë fitues
Në periudhën nga 15 janari deri me 15 prill 2015, shkollat që janë të interesuara për të marrë pjesë në këtë iniciativë duhet të gjejnë partnerë nga vendet e rajonit të EQL dhe të paraqesin një propozim të projektit të përbashkët.
Konkursi është i hapur për shkollat nga vendet pjesëmarrëse të projektit, gjersa target grupin e përbëjnq nxënësit e moshës nga 12 deri 17 vjet. Aplikacioni për të gjetur një shkollë partnere është në dispozicion on-line, në faqen e internetit të ACES (ëëë.aces.or.at/partnerfinder). Një juri ndërkombëtare do të bëjë përzgjedhjen dhe shpërblimin e ideve më të mira. Fituesve do t” iu ofrohet asistencë për zbatimin e projekteve ndërkufitare. Takimet e fundit të delegacioneve ndërkombëtare të cilat do të paraqesin projektet fituese, do të paraqesin një mundësi për shkëmbimin e ideve dhe përmirësimin e procesit arsimor.
Shkurtimisht për konkursin e këtij viti ACES

Tema e konkursit: Të inkurajojmë solidaritetin: Kujdesemi për të tjerët dhe ndajmë atë çfarë kemi!
Afati për pranimin e aplikacioneve:. 15 prill 2015
Vendet pjesëmarrëse: Shqipëria, Austria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Mali i Zi, Kroacia, Hungaria, Maqedonia, Moldavia, Rumania, Republika Çeke, Sllovakia, Serbia dhe Kosova
Për me shumë informacion: http://www.aces.or.at

Kontakti:
Executive Group
Agron Berisha, tel: 044 145 220, email:agron_berisha@brandingadvisory.com,

Fondacioni ERSTE
Andreea Gurău, tel: + 43 (0) 50100 – 19614, e-mail: andreea.gurau@erstestiftung.org

Interkulturalni centar,
Barbara Hämmerle, tel. +43 (0)1/586 75 44 -12, e-mail: barbara.haemmerle@iz.or.at

VČELÍ DOM
Danica Lacová, tel. +421 (0)2 2086 2286, e-mail: danica.lacova@vcelidom.sk

Rreth Fondacionit ERSTE,
Fondacioni ERSTE është aktiv në rajonin e Evropës Qendrore dhe juglindore. Së bashku me partnerët e saj Fondacioni implementon një mori aktivitetesh për të mirë të shoqërisë. Fondacioni ERSTE është pasardhësi legal I kursimores së parë Austriake, e cila është e vjetër 190 vjet ”Erste oesterreichische Spar-Casse”. Dedikimi shoqërisë është bazuar në rrënjët historike: si akcioniari kryesorë Fondacioni ERSTE mbron të ardhmen e ERSTE grupit si kompani të pavarura dhe përsëri investon profitin e tij në aktivitete të cilat e promovojnë e mirën e përgjithshme. Ky fakt e bënë këtë institucion unik të këtij lloji dhe të këtyre përmasave në Evropën qendrore dhe juglindore. Fondacioni ERSTE është institucion kreativ për ideja, projekte innovative dhe hulumtime. Krijimi I rrjeteve të forta është qelësi për këtë. Për këtë arsye janë zhvilluar tri strategji të cilat janë bërë tre programet e Fondacionit: Integrimet Shoqërore, Kultura dhe Europa. Fondacioni ERSTE promovon proceset e integrimeve Europiane duke siguruara platformën për shkëmbim idejash, dijës dhe iniciativave.
Më shumë informata: www.erstestiftung.org

Rreth Qendrës Interkulturore
Qendra Interkulturore është organizatë e pavarur, jo fitimprurëse me seli në Vienë të Austrisë. Që nga viti 1987 promovon partneritetet shkollore ndërkombëtare, bashkëpunimin përtej kufijve në arsim, punën ndërkombëtare të rinjve në Austri dhe jashtë saj. Projektet e mirënjohura të tyre si ACES, Rrjetet e të rinjëve të Europes Juglindore, bashkësia e shteteve të pavarura përkrahin dialogun ndërkulturor në mes shteteve të Unionit Europian, dhe Europes jugore dhe juglindore. Qendra Interkulturore ka fituar nga Këshilli Europian shpërblimin botërorë për përhapjen dijës për arsimim global në vitin 2000 dhe 2005. Qendra Interkulturale është bërë me 1 Janar 2007 agjnesioni nacional Austriak për projektin “të rinjtë në veprim” I Unionit Europian. Ka 21 të punësuar dhe udhëhiqen nga komisioni professional dhe bordi I drejtorëve të paguar.
Më shumë informata mund të gjeni në : www.iz.or.at

Rreth VČELI DOM
VČELI DOM është shoqëri jofitimprurëse e cila zhvillon idea dhe iniciativa për ndihmë shoqërisë për të tejkaluar vështirësitë te Europës së re dhe të bashkuar. Kjo shoqëri luan një rol aktiv në gjetjen e burimeve ekzistuese dhe krijimin e ri të këtyre burimeve të cilat ngrisin jetën kulturore dhe shoqërore në Sllovaki dhe në shtetet tjera, posaçërisht në Europën qendrore dhe juglindore. VČELI DOM ka për qëllim zhvillimin e strategjive, sigurimin e platformave dhe rrjeteve dhe përkrah, promovon dhe organizon projekte të cilat I shërbejnë të mirës së përgjithshme në Sllovaki dhe jashtë saj.