Home Aktuale Abrashi: Mos të presin pensione ata që jetojnë në Luginë

Abrashi: Mos të presin pensione ata që jetojnë në Luginë

134
0
SHARE
Ndërsa, pensionet jo kontributdhënëse nuk do të mund t’i marrin ata që nuk jetojnë në Kosovë, këtu bëhet fjal ata që jetojn jasht teritorit të Kosovës qytetarët e Luginës, Maqedonis, dhe ata që jetojn në shtete europiane të cilët kan autorizuar të afërmit ti marrin pensionet sociale në Kosovë.
Pensionet kontributdhënëse do të rriten nga muaji janar e madje edhe do të kategorizohen. Do të ketë nga 160 deri në 250 euro, këtu varet arsimimi dhe vitet e punës. Kështu bënë të ditur ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale në Kosovë, Arban Abrashi në një intervistë për lajmi.net.

Ndërsa, pensionet jo kontributdhënëse nuk do të mund t’i marrin ata që nuk jetojnë në Kosovë, këtu bëhet fjal ata që jetojn jasht teritorit të Kosovës qytetarët e Luginës, Maqedonis, dhe ata që jetojn në shtete europiane të cilët kan autorizuar të afërmit ti marrin pensionet sociale në Kosovë.

E nga kjo do kursehen deri në 18 milionë euro të buxhetit të vendit. Kur flet për skemën sociale, Abrashi bënë të ditur se tashmë janë larguar 2 mijë familje të cilët kanë pasur të hyra të tjera e edhe po aq familje të tjera pritet të largohen.

Abrashi e pranon se ka qindra persona që janë në skema të ndryshme sociale e që janë të aftë për punë, por refuzojnë të punojnë. Për këtë, do bëhet një Ligj që nëse refuzojnë më shumë se dy herë, të largohen edhe nga skema sociale në të cilën gjenden. “Pensionet që tashmë janë 140 euro do të jenë shuma të tjera, dhe do ketë nga 160 deri në 250 euro. Kemi marr edhe grante shtesë që t’i plotësojmë ato ndryshime. Do të merret parasysh vitet e punës dhe arsimimi. Po punojmë ngushtë me të gjithë të përfshirët, që të caktojmë saktësisht shumën, dhe jemi 90% afër, do e përfundojmë deri në fund të nëntorit”, ka thanë ai.