Home Aktuale Abdixhiku: Nuk duhet toleruar serbët të veprojnë kundër Kosovës

Abdixhiku: Nuk duhet toleruar serbët të veprojnë kundër Kosovës

52
0
SHARE

Analisti Lumir Abdixhiku i ka bërë një përmbledhje të gjitha veprimeve të fundit të përfaqësuesve serbë në institucione të Kosovës, duke nisur nga deklarata fyese e Aleksandar Jabllanoviqit.

Ai ka thënë se Lista Serbe mund të jetë e pandreqshme, por Republika nuk guxon të mbetet si e tillë.

“Puna është se, kur lejon Jabllanoviqin të ofendojë e mohojë viktimat e luftës, inkurajon Mariqin të komunikojë nga ministria pa simbole, Stojanoviqin ta quajë Kosovën Serbi, e Nikoliq të vendosë postbllok në Brezovicë – të gjithë këta zyrtarë qendrorë e lokalë të Republikës; paguar prej Republikës, kundër Republikës. Lista Serbe mund të jetë e pandreqshme; por Republika s’guxon të mbetet si e tillë. Çdo tolerim në këtë drejtim nxitë anti-Republikanizmin fashist” (sic), ka shkruar Abdixhiku në Facebook.