Home Aktuale AAK e NISMA i përgjigjen PDK-së për demarkacionin

AAK e NISMA i përgjigjen PDK-së për demarkacionin

145
0
SHARE
Boshti opozitar i përbërë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, i janë përgjigjur në mënyre negative ftesës se PDK-së për arritjen e konsensusit për demarkacionin.
Në këto parti thonë se për demarkacionin ekziston vetëm një zgjidhje dhe ajo është rrëzimi me votë i kësaj marrëveshjeje.

Sekretari organizativ i AAK, Ali Berisha ka thënë se AAK është e gatshme të bisedojnë me secilin subjekt për demarkacionin, vetëm pasi marrëveshja aktuale të kthehet në pikën zero.

“Ne mund të arrijmë konsensus me gjithkënd të cilët janë për rrëzimin e kësaj marrëveshjes aktuale. Ne jemi thellësisht të bindur se kjo marrëveshje duhet të kthehet në pikën zero. Ne jemi të gatshëm të bisedojmë me partitë tjera pas anulimi të marrëveshjes në mënyre qe të filloj një proces i ri”, ka thënë Berisha për Indeksonline.

Deputeti i AAK, së ka thënë se nuk ka zgjidhje të mesme për demarkacionin.

“Mali i Zi tashme e ka ratifikuar marrëveshjen për demarkacionin dhe nuk ka zgjidhje të mesme. Kjo marrëveshje në Kuvendin e Kosovës ose duhet më ra ose s’ka zgjidhje tjetër. Pas rrëzimit duhet të nisë proces i ri i negocimit dhe të ketë një marrëveshje të re.

Në linjë me Berishën është edhe shefja e Grupit Parlamentar të Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami. Kjo e fundit ka thënë për Indeksonline se Nisma në vazhdimësi ka shprehur gatishmërinë për të kontribuuar për t’i dhënë epilog demarkacionit duke e rrëzuar më votë për faktin se është marrëveshje e dëmshme për vendin.

“Nisma vazhdimisht ka qenë e edhe tani është e gatshme ta ndihmojë koalicionin që së bashku ta rrëzojmë këtë version të marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi në kuvend’, ka thënë Bajrami.

Pasi të përmbyllet ky proces, i cili sipas saj, është i nisur, i zhvilluar dhe i vendosur gabimisht, hapet rruga për një proces të ri për shënjimin e vijës kufitare mes dy vendeve.

Ndryshe, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Shukri Buja, ka thënë se një konsensusi me demarkacionin është i mundshëm me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe me Nismën për Kosovën.