Home SHKENCË A jemi afër zbulimit të një planeti që ka jetë?

A jemi afër zbulimit të një planeti që ka jetë?

81
0
SHARE

Shkencëtarët mendojnë se ata e kanë zbuluar një planet me madhësi sa të Tokës, i banueshëm – që hap mundësinë për zbulimin e jetës jashtëtokësore.

Astronauti Thomas Barclay, nga Qendra Hulumtuese në NASA të Kalifornisë, ka lajmëruar zbulimin e tij, në Arizona por ende nuk ka asgjë zyrtare nga NASA derisa të mblidhen të dhënat.

Sipas ueb-faqes Discovery Channel, Barclay ka përdorur të dhëna nga teleskopi hapësinorë Kepler duke zbuluar sistem pesë planetar, i largët dhe i cili rrotullohet buzë pjesës së jashtme të zonës së yjeve të banueshëm.

Discovery ka shtuar se Barcley, në një email, i ka mohuar komentet për zbulimin e tij derisa ai të jetë më afër të dhënave të cilat do t’i botojë në revistën shkencore.

Asnjë detal tjetër nuk është botuar për zbulimin e Barcley dhe as nuk ka ndonjë konfirmim nga NASA.

Teleskopi Kepler, i lansuar më 2009, është i dedikuar për të gjetur planete të cilat gjendet jashtë sistemit tonë diellor, kryesisht të planete që mund të jenë të banueshme.