Home Aktuale A duhet harruar mobilizimi i dhunshëm i Tërnocasve ?!

A duhet harruar mobilizimi i dhunshëm i Tërnocasve ?!

150
0
SHARE

Popullata shqiptare e Komunës së Bujanocit dhe më gjerë, gjatë kohës së luftës ka përjetuar gjëra nga më të tmerrshmet.
Gjatë tërë luftës në Kosovë dhe gjatë fushatës së NATOS, Tërnoci ishte i palëkundur në rrugën e qëndresës për t’i mos i braktisur vatrat stërgjyshore pa marrë parasysh pasojat dhe dhunën që do të pësonin nga forcat e ushtrisë jugosllave. Këtë stoicizëm qytetarët tërnocas e treguan edhe pas një varg provokimesh nga radhët e pushtetit ushtarak, qoftë përmes kërcënimeve, bastisjeve, qoftë përmes nxjerrjes me dhunë nga shtëpitë dhe dërgimi mbi fshat te vendi i quajtur “te Muri”.
Më 23 prill, rreth orës 17:00 u bë dëbimi i Tërnocasve nga shtëpitë e tyre me dhunë nga Ushtria Serbe, mbi fshatin te Muri i Rekës së Tërnocit, pa dallim moshe e gjinie: fëmijë, pleq, gra e burra, të sëmurë e të paralizuar.
Qëllimi këtij aksioni militar e paramilitar ishte kinse për regjistrimin e popullsisë dhe identifikimin e refugjatëve nga Kosova, ushtarëve të NATO-s.
Më 24 prill, rreth 150 të rinj kishin ftesë të paraqiten në Stadiumin e BSK-së në Bujanoc, ora 16:00. Ky ishte provokimi më i rëndë që i bëhej popullatës shqiptare të kësaj ane nga pushteti serb. Në Komunën e Bujanocit, ftesë kishin vetëm tërnocasit. Në Tërnoc atë ditë kishin ardhur të rinj nga të gjitha vendbanimet për të mësuar se çfarë po ndodh me mobilizimin e dhunshëm.
Këta të rinj rreth orës 14:00, i morën ftesat dhe vendosën që të nisën të organizuar ora 16:00 për në Bujanoc. Aty kishin dalë për t’i përcjell gjithë fshati, por kishte dhe banorë nga fshatrat përreth. Të gjithë banorët që kishin dalë t’i përcillnin i shikonin me zemër të thyer e lot në sy, ashtu sikur përcillet i vdekuri në varr.

Sot, mjerisht, këtë Ditën e Mobilizimit të Dhunshëm, askush nuk e përkujton në mënyrë institucionale./Lugina Press/