Home SPORT A do t’ua marrë titullin Atletico

A do t’ua marrë titullin Atletico

87
0
SHARE

Atletico Madridi e ka shtuar edhe më shumë presionin mbi dy rivalët për titull, Real Madrid dhe Barcelona, duke regjistruar një tjetër fitore në La Liga.

Në takimin e javës së 34 të zhvilluar në Estadio Vicente Calderon, Los Rojiblancos mposhtën Elchen me rezultat 2-0.

Rrjetat nuk u prekën në fraksionin e parë, ndërsa duhet përmendur se mysafirët ishin shumë të rrezikshëm.

Pesë minuta brenda pjesës së dytë, u akordua penalti në favor të ekipit vendas. Diego Costa, i cili dështoi të shënonte ndaj Getafes, ia la përgjegjësinë David Villas, por goditja e spanjollit ishte e dobët dhe u mbrojt nga portieri Manu Herrera.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 72-të. Pas një harkimi nga këndi të Jose Sosa, Miranda realizoi me kokë.

Kryeqytetasit patën një penalti tjetër në mbyllje të takimit dhe kësaj radhe, Diego Costa nuk gaboi (90’+1).

Pas kësaj fitoreje, Atletico Madridi ka gjashtë pikë më shumë se Real Madridi dhe shtatë pikë më shumë se Barcelona.

Los Blancos dhe Blaugranët nuk i kanë zhvilluar ndeshjet e kësaj jave.