Home LAJME 86 për qind e serbëve nuk pranojnë ta njohin Kosovën

86 për qind e serbëve nuk pranojnë ta njohin Kosovën

104
0
SHARE

Serbët vazhdojnë të mos e kuptojnë realitetin e krijuar prej vitesh në Kosovë. Në një anketim të bërë në Serbi, del që 86 për qind e serbëve janë kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Anketa e bërë nga agjencia “Faktor Plus” e porositur nga gazeta “Politika”, del që kjo përqindje serbe do të ishin kundër njohjes së Kosovës, edhe nëse kjo do t’u kushtonte me anëtarësim në Bashkim Europian.

Në pyetjen se a do të pranonit që Serbia ta njohë Kosovën si kusht për anëtarësim në BE, 86 për qind janë përgjigjur me jo, 9 për qind pajtohen dhe 5 nuk janë të sigurt, transmeton lajmi.net.

Ndërsa, sipas kësaj ankete serbët besojnë se mandati i qeverisë së udhëhequr nga Aleksandar Vuçiq do të jetë i plotë (4 vjet)