Home RISI & KURIOZITETE 8 shenja që tregojnë se duhet të ndaheni

8 shenja që tregojnë se duhet të ndaheni

179
0
SHARE

Ndonjëherë marrëdhëniet marrin fund pas një periudhe të gjatë grindjesh dhe “lufte”. Si vjen fundi i tyre? Ja cila është koha kur është më mirë t’i jepni fund.shenja-1_9462

1. Ju ziheni pothuajse për gjithçka. Zëniet ndodhin. Dhe disa çifte natyrshëm grinden më shumë se të tjerët. Por nëse modelet tuaja të argumentimit ndryshojnë dhe kuptoni se po grindeni për gjëra që më parë kanë qenë të vogla dhe të parëndësishme, është një tregues se diçka po shkon keq.

shenja-2_2007

2. Kur jeni në zyrë, shtyni orën e largimit. Nëse pas pune, nuk nxitoni të shkoni në shtëpi, pyeteni njëherë veten pse.

shenja-3_3996

3. Cdo gjë që bën partneri ju shqetëson. Nëse disa rituale të partnerit tuaja që nuk ju shqetësonin më parë, fillojnë ju shqetësojnë ose nëse 97% e gjërave që ai thotë ju ngrenë nervat, ndoshta do të ishte më mirë t’i rrinit larg.

shenja-4_2131

4. Ju filloni me justifikimet për të mos bërë seks. Nëse gjatë muajt të mjaltit ju dhe partneri dëshironit t’i hidheshit njëri-tjetrit sipër sa herë ishit vetëm në dhomë, do të ishte normale nëse gjërat pas disa muajsh apo vitesh ftohen pak, por nëse ju rregullisht i shmangeni seksit, këtu ka diçka.

shenja-5_6085

5. Mezi prisni të dilni me vajzat në darkë. Nëse ju planifikoni gjithnjë e më shumë aktivitete me miqtë tuaj për të rikthyer nuancat e jetës suaj, diçka nuk shkon. Sigurisht që është diçka e bukur të dalësh me miqtë, por kjo nuk duhet të jetë për të qëndruar larg partnerit tuaj.shenja-6_1858

6. Shfaqni interes ndaj njerëzve të tjerë. Nëse gjatë daljeve tuaja bisedoni pak, kjo është ok, por nëse i shfrytëzoni daljet tuaja për ta gjetur veten në flirte dhe tregoni interes ndaj njerëzve të tjerë, do të thotë që nuk jeni të kënaqur me partnerin tuaj.

shenja-7_6354

7. Nuk bëni më sakrifica për të. Shumë prej nesh nuk u pëlqen të shkojnë të kalojnë kohë me të afërmit e partnerit, apo ta shoqërojnë në darka pune, por e bëjmë sepse kjo është dashuria! Nëse vini re që jeni shumë e painteresuar ndaj këtyre eventeve, ndoshta nuk ju bëhet shumë vonë për mbarëvajtjen e lidhjes suaj.

shenja-8_6133

8. Ju s’mund ta skiconi të ardhmen bashkë. Nëse ju mbyllni sytë dhe përfytyroni të ardhmen tuaj për 5, 10 apo 20 vitet e ardhshme dhe nuk e shihni aty partnerin tuaj, kjo ndoshta ndodh sepse ai nuk i përket asaj./LuginaPress.com