Home Aktuale 7 persona vdesin nga rrëzimi i helikopterit ushtarak në Serbi(Video)

7 persona vdesin nga rrëzimi i helikopterit ushtarak në Serbi(Video)

151
0
SHARE

Një helikopter i ushtrisë serbe, i cili po bartte një foshnje të sëmurë për në Beograd, është rrëzuar pranë aeroportit kryesor të kryeqytetit serb.
Ministria e Mbrojtjes e Serbisë ka thënë se shtatë njerëz kanë qenë në bord, në mesin e tyre katër anëtarë të ekuipazhit, dy infermiere dhe foshnja.

Radio-televizioni i Serbisë raporton se të gjithë ata besohet se kanë vdekur.

Helikopteri, prodhim rus, është nisur nga rajoni i Rashkës.

Shkak i aksidentit raportohet të ketë qenë mjegulla e dendur.

[youtube url=”   https://www.youtube.com/watch?v=HxZajCqjpuI     ” width=”560″ height=”315″]