Home Aktuale 7 Marsi shënohet edhe në Bujanoc

7 Marsi shënohet edhe në Bujanoc

81
0
SHARE

 Sot në sallën e vogël të Shtëpisë së Kulturës me fillim në ora 12:30 filloi programi kulturoartistik me rastin e 7 marsit ditës së mësuesit, i organizuar në koordinim në mes udhheqësisë së komunës së Bujanocit dhe  në bashkëveprim me Shkollën e mesme “Sezai Surroi”

Në këtë ngjarje morën pjesë drejtorat e institucioneve arsimore, mësues e veteran të arsimit shqip.

Programin e filluan nxënësit e Shkollës së mesme me disa këngë e recitime të cilat iu dedikuan të gjithë veteranëve të arsimit shqip.

Para të pranishmëve foli edhe Kryetari i Komunës së Bujanocit Dr. Nagip Arifi i cili vlersoi lartë këtë ditë historike të mësimit shqip. Ku më pasë në bashkëveprim me Kryeshefin për veprimtari shoqërore Bajramali Fejzullahu  iu ndanë mirënjohje veteranëve të arsimit shqipë në Komunë të Bujanocit për kontributin e dhënë në dhënjen e dijes./LuginaPress/

LEAVE A REPLY