Home SPORT
229
0
SHARE

Manchester Unitedi është treguar skuadër e pamëshirshme për një tifoz të saj. Krerët e këtij klubi ia kanë ndaluar hyrjen në stadiumet mysafire një tifozi të tyre, pasi i ishte gjetur një kanaçe e pahapur me birrë në sfidën në udhëtim ndaj Newcaslte United.

Nuk ka ‘pardon’ te Manchester United. Skuadra nga ‘Old Trafford’ e ka dënuar një tifoz të saj, duke ia humbur të drejtën për t’i shikuar ndeshjet si mysafirë.

Tifozi i ‘Djajve të Kuq’, Jamie Bazley, provoi ta fuste në stadiumin e Newcastle United, ‘St James Park’ një kanaçe me birrë, duke e fshehur atë në çantë.

Megjithatë, ai nuk arriti të kalojë kordonët e sigurisë pa u vërejtur dhe policia ia shqiptoi atij një dënim.

E, më të marrë vesh për një fakt të tillë, klubi i dërgoi një letër tifozit të tyre, duke e informuar për dënimin.

“Si rezultat i kësaj ti do të jesh i dënuar për të mos u futur në ndeshjet si mysafirë në ligë dhe në garat evropiane për një kohë të pacaktuar”, thuhej në letrën e Unitedit.

Tifozi menjëherë publikoi dënimin e marrë nga klubi në rrjetin social ‘Twitter’, duke shprehur mllefin me skuadrën e tij të zemrës.

“Kështu të trajton klubi pasi shpenzon gjithë paratë tua për t’i përcjell ata?!”, shkroi Bazley.

Klubet angleze kanë shtrënguar rregullat e sigurisë që prej ngjarjeve famëkeqe të para viteve ’90 dhe tashmë Premierliga konsiderohet si një nga ligat me më së paku incidenti në futbollin botëror.

Letra e Manchester Unitedit për tifozin e tyre: