Home Aktuale 40 studentët që studiojnë në Maqedoni pajisen me leje qëndrimi...

40 studentët që studiojnë në Maqedoni pajisen me leje qëndrimi në ambasadën e Maqedonisë në Beograd

112
0
SHARE

Për të zgjidhur këtë problematikë zyrat për të rinj në Preshevë dhe Bujanoc me përkrahjen e këshillit komunal të dy komunave të dje kanë vizituar Ambasadën e Maqedonisë në Beograd dhe kanë arritur marrëveshjen për marrjen e leje qëndrimit për afro 40 studentët.

11037331_680575918731795_5183946330998353592_n

Koordinatorët e zyrave për të rinj Agon Ajeti dhe Vjollca Aliu kanë thënë se duke parë sakrificat me të cilat janë ballafaquar studentët shqiptarë , ata iu janë drejtuar ambasadës Maqedone në Beograd për të i lehtësuar vajtje ardhjen e studentëve në shtetin Maqedon. Sipas tyre studentët nga Lugina më nuk do të maltretohen në pikë kalimin kufitarë.
Studentët për gjatë kësaj kohe janë maltretuar disa herë nga policia kufitare , e disa për këtë shkak nuk kanë arrit që të hyjnë edhe në provime. Ata tani shpresojnë se do të qarkullojnë lirshëm dhe nuk do të hasin probleme gjatë kalimit kufitarë.Po ashtu studentët së bashku me koordinatorët e dy zyrave për të rinj kanë vizituar edhe ambasadën e Shqipërisë në Beograd meq rast janë takuar me ambasadorin Ilir Boçka./Lugina Press/