Home LAJME 35 kg drogë kapet në vendkalimin Bogorodicë

35 kg drogë kapet në vendkalimin Bogorodicë

124
0
SHARE

35 kilogram drogë e llojit marijuanë është konfiskuar në vendkalimin kufitar “Bogorodicë” mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Ministria e Brendshme e Maqedonisë informoi se droga u gjet e fshehur në një makinë të tipit “Peugeot Partner” me targa greke, që drejtohej nga një shtetas shqiptar.

Droga kishte hyrë në Maqedoni nga Shqipëria dhe se si destinacion fillestar kishte Greqinë dhe më pas të transportohej në vendet evroperëndimore. Policia ndaloi shoferin e makinës, ndërsa është në kërkim edhe të dy personave të tjerë të dyshuar. (INA)