Home Aktuale Gazetari Ismaili: Prokurorët serbë pranojnë se kanë bashkëpunuar me Gjykatën Speciale

Gazetari Ismaili: Prokurorët serbë pranojnë se kanë bashkëpunuar me Gjykatën Speciale

258
0
SHARE

I ftuar në Spotlight në Vizion Plus, nga Alban Dudushi, gazetari nga Bujanoci, Jeton Ismaili, përmes një lidhjeje skype ka konfirmuar se prokurorët serbë pranojnë se kanë bashkëpunuar me Gjykatën Speciale. Ai shprehet se kjo gjykatë është e njëanshme.

“Shqiptarët e Luginës së Preshevës janë shpirtërsht të lidhur me gjithe atë çka ndodh në Kosovë, dhe këtu është ai mllefi që po gjykohet vetëm njëra pale, duke I patur parasysh krimet e sistemit pushtues, të Millosheviçit, gjatë luftës dhe para luftës në Kosovë. Është një emërues I përbashkët dhe kjo është një Gjykatë e njëanshme dhe si e tillë ndoshta nuk është dashur të formohet, mirëpo edhe pse është formuar mbizotëron një mendim se përkundër të gjithë këtyre akt akuzave më në fund UÇK-ja dhe krerët e saj do të dalin fitimtar dhe të gjithë këto akt-akuza dhe pretendime, qoftë raporti I Dik Martit, qoftë akt-akuza e cila u bë publike pjesërisht do të hidhen poshtë.”
https://www.facebook.com/jeton.ismaili.376/videos/10219246398450844