Kryeshefi për veprimtari shoqërore dhe çështje publike pranë komunës së Bujanocit Bajram Fejzullahu ka bërë të ditur se ndarja e bursave të studentëve do të bëhet më 4 prill të këtij viti sëktësisht gjatë ditës së premte në sallën e madhe të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc duke filluar nga ora 14 :00h.
Komisioni për ndarjen e bursave pranë komunës së Bujanocit në janarë të këtij viti kishte hapur konkurs për bursa për vitin akademik 2013-014 në të cilin konkurs kanë aplikuar 943 studentë të cilët kanë vendbanim në komunën e Bujanocit.
Ndërkaq 863 prej tyre kanë përfituar bursën studentore për këtë vitin akademik 2013-014 e cila ndahet nga buxheti i komunal i Bujanocit i ka thënë Kryeshefi për veprimtari shoqërore dhe çështje publike pranë komunës së Bujanocit Bajram Fejzullahu agjencisë së lajmeve Lugina Press .
Fejzullahu bënë të ditur se shuma e përgjithëshme e mjeteve e cila është ndarë nga buxheti kumunal për për bursa studentore për ktë vitë është 10 milion dinarë.
Ndërkaq vendimi për ndarjen e bursave studentore për vitin akademik 2013-014 është miratuar gjatë ditës së djeshme në seancën e këshillit komunal të Bujanocit./LuginaPress/