Home Aktuale Kuvendi i Kosovës miraton Rezolutën e PSD-së për dialogun me Serbinë

Kuvendi i Kosovës miraton Rezolutën e PSD-së për dialogun me Serbinë

164
0
SHARE

Kuvendi i Kosovës sot mezi arriti të mbledh deputetët në sallë, për të votuar projekt-rezolutën e propozuar nga Partia Socialdemokrate për dialogun me Serbinë.

Në seancën e nisur me dy orë vonësë, ishin të pranishëm 61 deputetë, raporton Indeksonline.

 

 

Pas deklarimit të deputetëve, kryeparlamentari Kadri Veseli hodhi në votim Rezolutën, e cila mori 59 vota pro dhe dy abstenime.

Ndërkaq, nënkryetari i PSD-së, Visar Ymeri në fjalimin e tij në Kuvend i bëri thirrje LDK-së dhe Vetëvendosjes që të mbështesin rezolutën e kësaj partie.