Home Aktuale Ahmeti : Ju inkurajoj të votoni njerëzit që ju i njihni për...

Ahmeti : Ju inkurajoj të votoni njerëzit që ju i njihni për integritet, karakter dhe profesionalizëm

253
0
SHARE

Isuf Ahmeti doktor i shkencave të historisë është kanditat për  kryetar për   komunën e Fushë Kosovës nga AKR në zgjedhjet lokale të 22 tetorit të cilët do të mbahen në Republikën e Kosovës.

Isufi është i lindur më 25 gusht 1968 në Bushtran të Preshevës,  ndërsa me vendbanim  është në Fushë Kosovë.

Njëra nga prioritet e tij po qe se vie në krye të komunës së Fushë  Kosovës është marrja e përgjegjësive për rregullimin e dokumentacionit të qytetarëve nga Lugina e Preshevës (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë).


Ahmeti në fjalimet e tij në mes tjerash ka thënë :

Të nderuar banorë të Fushë Kosovës, Më 22 Tetor, ju do të gjendeni para kuve të vomit për të ushtruar njërën prej të drejtave themelore njerëzore dhe instrumenn primar të demokracisë – votën tuaj të lirë. Jam i vetëdijshëm se një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve të Fushë Kosovës në përgjithësi ndjehen indiferentë ndaj vlerës së votës së vet, dhe në shumicën e rasteve edhe për mosdalje në zgjedhje. Gjithashtu, keni të drejtë të jeni të zhgënjyer, pastaj të brengosur për të ardhmen tuaj, keni të drejt të jeni të pakënaqur me qeverisjen tuaj lokale që nga paslua e deri tani. Mirëpo, mënyra e vetme që të ndryshoni gjërat për së miri është që votën tuaj ta hedhni me kujdes kësaj radhe. Ju e dini se në këto zgjedhje do të keni mundësi që të votoni për një kandidat për Kryetar Komune dhe një Asambleist. Prandaj, ju inkurajoj të votoni njerëzit që ju i njihni për integritet, karakter dhe profesionalizëm. AKR-ja për Fushë Kosovën ju ofron kandidaturën me për Kryetarë Komune. Njëherit, ju ofron një përzgjedhje meritore të kandidatëve për Asambleistë në të cilën gjenden emra të spikatur të Komunës së Fushë Kosovës. Më lejoni t’ju ikurajoj që me kujdes të bëni përzgjedhjen tuaj. Andaj, zgjedhni individin që ju më së shum i besoni se ka mundësi të përmirësoj jetën e qytetarëve të Fushë Kosovës. Zgjedhni njeriun që do ta ketë më së leh për të sjellë porfesionalizëm dhe efikasitet në qeverisjen tuaj komunale. Zgjedhni atë që kërkoni për çdo ditë, një gjeneratë të re, një lider të ri të pakorruptuar, me arritje akademike dhe profesionale. Zgjedhni njeriun që të vetmin qëllim ka interesin e qytetarit e jo ndonjë interes tjetër. Votoni përkandidan që si kryetar do ta bëjë Fushë Kosovën shembull për së miri për të gjithë qytetarët e saj. Jam mirënjohës i të gjithë atyre që po mbështesin kandidaturën me, veçanarisht Aleancën Kosova e Re dhe Presidenn Behgjet Pacolli, të gjitha strukturat e AKR-së Dega në Fushë Kosovë e posaçërisht Forumin Rinor dhe Forumin e Gruas. Ne ofrojmë një shkollë ndryshe të qeverisjes, sepse ne nuk besojmë në një mënyrë të qeverisjes që vendosë pushtetarin mbi qytetarin, shoqin mbi shoqërinë dhe parnë mbi parimin. Fushë Kosovën po e pret një kthesë historike, sepse Fushë Kosova do të bëhet një qytet i krenarisë, jo një qytet i vazhdimësisë, por i fillimit të ri! Zo u dhashtë shëndet e lumturi në jetë. Zo ju bekoftë juve, familjet tuaja dhe gjithë Kosovën.

Ndërkohë mund të klikoni në linkun e më poshtëm,  për të parë  biogarifinë e kandiadit Dr. Isuf Ahmeti  për kryetar komune në Fushë Kosovë, përvojat e tij profesionale, dhe progarmin e AKR-së në këtë komunë.

Kliko në link

PROGRAM QEVERISËS I AKR PËR FUSHË KOSOVË