Home Aktuale Bujanoc: Shfaqet shfaqja” Skicuesi”

Bujanoc: Shfaqet shfaqja” Skicuesi”

296
0
SHARE

Mbrëmë në shtëpinë e kulturës  në Bujanoc është  shfaqur  shfaqja  “Skicuesi”.

Ky organizim është bërë  nga shkolla e mesme”Sezai Surroi” në bashkëpunim  me shtëpinë e kulturës në Bujanoc. Ndërkaq organizmi kishte karakter humanitar me moton”Ndihma juaj realizon ëndrrën e maturantit’.

Shfaqa “Skicuesi”   në regji të Afeida Boriqi,  dhe asistentit    Musa Latifi  ndërsa  luajtën  aktorët  e njohur nga Presheva Gani Veseli, Artan Ibishi dhe Gjelbërim Emini.

Me këtë rast Bukurie  Boriqi  psikologe në shkollën e mesme “Sezai  Surroi” në Bujanoc theksoi se bashkëpunimi ishte në nivel të knaqshëm në mes të shkollës së mesme dhe shtëpisë së kulturës.

Afeida Boriqi regjisore e shafqes”Skiscuesi”  po ashtu falënderoi organizatorët ngase qëllimi  ishte i mirë për ti ndihmuar maturantët. Ajo shprehi kënqësinë e saj për paraqitje para publikut të Buajnocit.

“Sckicuesi’ është një shfaqe e aktorëve me tre personazhe, është një shfaqe psikologjike e cila prekë jetën  e aktorëve, jetën e fermerëve dhe të njerzve të cilët kanë probleme epileptike”  theksoi  mes tjerash regjosorja Afeida Boriqi.

Edhe aktori Gani Vese  shrehi kënaqësinë e tij  ndaj  organizatorëve e në veçanti të publikut. me atmosferën që ka mbretëruar.

Aktori Gani Veseli ndër të tjera theksoi se ishte një dram psikologjike e cila jep një mesazh që përshinë luftën dhe ekzistencën e dy fermerëve e po ashtu dhe jetën e artistit e cila vëret sot është një kaos  në Luginë të Preshevës.

Ky organizim  kishte karakter humanintar  ndaj mjetet e tubuara nga kjo shfaqe  destinohen për të mundësuar  maturatëve për të reazliuar ekskursionin./Lugina Press/