Home Pasqyra Javore Pasqyra javore

Pasqyra javore

13
0
SHARE

 Trupi Koordinues për vitin 2017 ndan 261 milion dinarë për Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë

Në Beograd u zhvillua mbledhja e kryesisë së Trupit Koordinues ku morrën pjesë, Zoran Stankoviq-kryetar i Trupit Koordinues, Shaip Kamberi-kryetar i komunës së Bujanocit, Jonuz Musliu-kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Shqiprim Arifi-kryetar i komunës së Preshevës, Nenad Arsiq-kryetar i komunës së Medvegjës, Fatmir Hasani-deputet popullor nga rradhët e PVD-së dhe Nenad Mitroviq-deputet nga PPS (SNS).
Pas takimit, në prononcimin për gazetarë, kryetari i Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq, deklaroi se gjatë vitit të kaluar planifikimi i buxhetit është realizuar 95%, që do të thotë se me sukses është implementuar.
“Për vitin 2017-të, subvencionimi për tre komunat do të jetë 261 milionë dinarë, duke përfshi edhe bursat për nxënësit e shkollave të mesme nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja” – deklaroi Stankoviq.
Shaip Kamberi, kryetar i komunës së Bujanocit deklaroi se komunat e Bujanocit dhe Preshevës 100% kanë realizuar mjetet e ndara për investime nga Trupi Koordinues, njëherit jemi të knaqur edhe me ndarjen e subvencionimive për bizneset private.
“Ajo që është e rëndësishme se buxheti i këtij viti është rritur, mirëpo nevojitet një kujdes i veçantë dhe një rritje edhe më e madhe e buxhetit për tre komunat, ku papunësia ka arritur mbi 60%” – tha Kamberi.
Nga ana tjetër Shqiprim Arifi, kryetar i komunës së Preshevës, deklaroi se: “Përkundër që kemi realizuar planifikimin e buxhetit nga Trupi Koordinues, nuk mjafton që të zgjidhen problemet tona” – tha Arifi.
Mbledhja e kryesisë së Trupit Koordinues, vazhdoi me ndarjen e buxhetit për secilën vetqeverisje lokale të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

110.632 vetura kanë kaluar nga hapja e pagesës në rrugë në Preshevë

Nëpër pagesat në rrugë në autostradën e Serbisë gjatë vitit të kaluar kanë kaluar 43.024.087 vetura apo 3.688.505 vetura më shumë se vitin e kaluar, transmeton presheva.com.

Në pagesën në rrugë në Preshevë e cila është aktivizuar në 12 dhjetor të vitit të kaluar, gjatë kësaj kohe kanë kaluar 110.632 vetura.

Pagesa në auto stradë afër Preshevës në fillim ka kushtuar 70 dinarë ndërsa tani 80 dinarë.

Kamberi e Arifi takojnë ambasadorin e Britanisë së Madhe në Beograd, Denis Keef

Kamberi e Arifi takojnë ambasadorin e Britanisë së Madhe në Beograd, Denis Keef

Kryetari  i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi dhe ai i Preshevës  Shqiprim Arifi  kanë  takuar ambasadorin e Britanisë së Madhe në Beograd, Denis Keef me të cilin biseduan për bashkëpunime në të mirë të qytetarëve.

” Fokusimi më i madhë i ndërkombëtarëve në Luginë të Preshevës, qëndrim i yni i përbashkët dhe domosdoshmëri. Vullneti politik për bashkëpunim më të ngusht me përfaqësuesit e ambasadave mike të akredituara në vend është i pakontestueshëm”,  ka shkruar kryetari i Bujanocit Shaip Kamberi në profilin e tij në facebook  pas takimit.

 

” Gjatë takimit me Ambasadorin e Britanisë së Madhe, z. Denis Keefe, së bashku edhe me kolegun tim,, z.Kamberin, njoftuam shkëlqesinë e tij për situatën aktuale politike në Luginën e Preshevës dhe e njoftuam edhe për ndryshimet politike në vitin e kaluar me ndërrimin e pushteteve lokale në të dy komunat. Ambasadori Keefe u shpreh i kënaqur me këto ndryshime politike dhe me konstruktivitetin dhe pragmatizmin në zgjidhjen e problemeve teknike dhe politike”,  ka shkruar Shqiprim Arifi kryetar i Preshevës./Lugina Press/

Arifi: Fuqizohet edhe më shumë bashkpunimi me Ambasadën e Turqisë në Beograd

Arifi: Fuqizohet edhe më shumë bashkpunimi me Ambasadën e Turqisë në Beograd

Kryetari  i komunës së Preshevës Shqiprim Arifi ka takuar sot në Beograd ambasadrin e Turqisë Tanju Bilgiç dhe dhe koordinatorin e TIKA-s në Sërbi,   Mehmet Bayrak.

” Gjatë një takimi njoftues sot me ambasadorin e ri të Turqisë në Beograd, z. Tanju Bilgiç dhe koordinatorin e TIKA-s në Sërbi, z. Mehmet Bayrak biseduam rreth vazhdimit të projekteve që kemi filluar me ambasadën turke, si dhe fillimin e projekteve të reja” . është shprehur Shqiprim Arifi.

Arifi po ashtu bëri të ditur  se  morëm mbështetjen e plotë nga ambasadori i ri turk për punën që do të bëjmë në të ardhmen së bashku.

” Gjithashtu u dakorduam edhe për një vizitë të ambasadorit në Preshevë në dy muajt e ardhshëm ku për së afërmi do ta njoftojmë me situatën në teren për pruarjen e investitorëve turk edhe në komunën tonë” ka përfunduar kryetari i Preshevës Shqiprim Arifi./Lugina Press/

Shtëpia e shëndetit në Preshevë fiton donacion prej 100 mijë eurove

Ambasada Japoneze ka dhuruar donacion me vlerë prej 100 mijë eurosh për shtëpinë e shëndetit Preshevë.

Përfaqësuesi i Ambasadës Japoneze në Beograd, Anzai Ryohei qëndroi sot për vizitë dhe u prit nga drejtori institucionit shëndetësor Reshat Ymeri, kryetarja e Kuvendit të Komunës së Preshevës, Ardita Sinani si dhe mjekë-kryeshefat të drejtorateve të shtëpisē së shëndetit.

Qëllimi i vizitës së diplomatit në fjalë ishte për të parë më për së afërmi aparaturat e dhuruara si donacion si dhe nevojat dhe problematikat tjera me të cilën ballafaqohet ky institucion gjatë përditshmërisë. Ata më pas bashkërisht vizituan disa nga shërbimet e këtij institucioni ku janë dhuruar aparaturat të ndryshme si donacion.

Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë Reshat Ymeri e vlerëson lartë përkrahjen nga Ambasada japoneze për donacionin e me vlerë prej 100 mijë eurosh me aparaturat më të sofistikuara deri më tani në shërbim të qytetarëve.

Ymeri në fjalë veç tjerash theksoi se bashkëpunimi me institucionet të ndryshme vendore e ndërkombëtare do të vazhdoj edhe më tej për të arritur në sigurimin e projekteve dhe donacioneve të ndryshme që janë në interes të këtij institucioni respektivisht të shërbimeve më të mira për qytetarët e komunës sonë.

Ndërkaq Anzai Ryohei, përfaqësues i ambasadës japoneze ka theksuar se donacion në fjalë është dhuruar për ti krijuar shërbime më të mira qytetarëve të kësaj komune kur dihet se në këtë komunë është edhe kampi i refugjatëve dhe kërkesat mjekësore janë të stërngarkuara.

“Donacioni në fjalë është për të përshëndetur sepse me këtë aparaturë moderne puna i lehtësohet si personelit mjekësor po ashtu edhe pacientit. Ndërkaq gjatë vizitës së sotme pamë që shërbimi i ndihmës së shpejtë është me kushte më të vështirë për punë prandaj ne si pushtet lokal do të mundohemi të që gjejmë një zgjidhje më të mirë për renovim apo edhe formë tjetër për këtë shërbim mjaft të rëndësishëm që trajton raste mjaft urgjente dhe specifike”, ka theksuar veç tjerash kryetarja e Kuvendit Ardita Sinani.

Donacion të kësaj natyre me vlerë prej 40 mijë eurosh pritet të dhuroi në ditët vijuese edhe ambasada gjermane për Shtëpinë e Shëndetit në Preshevës si institucion mjaft i rëndësishëm për qytetarët e Komunës së Preshevës.

Deputeti Hasani takon ministren Lindita Nikolla: “Studimet master pa pagesë për studentët e Luginës së Preshevës?!”

Deputeti Hasani takon ministren Lindita Nikolla: “Studimet master pa pagesë për studentët e Luginës së Preshevës?!”

Deputeti Hasani takim pune me ministren e arsimit Lindita Nikolla.
Fatmir Hasani, deputet popullor, gjatë ditës së mërkurë (sot) ka vizituar Tiranën, me çrast ka takuar ministren e arsimit të Republikës së Shqiprisë, Lindita Nikolla.
“Tekstet shkollore, ngritja profesionale e mësimdhënësve shqiptarë nga Lugina, studimi pa pagesë në master për studentët e Luginës së Preshevës në Shqipri”, ishin ndër temat kryesore të takimit të sotëm.
Që të dy protagonistët u dakorduan që të ardhmen e afërt të thellohet bashkpunimi ndërmjet Shqiprisë dhe Luginës në sferën e arsimit.

Rubrika “ Pasqyra javore “ mbështetet nga Ministria për Kulturë dhe Media e Republikës së Serbisë. Shkrimet e botuara në këtë rubrikë nuk paraqesin politikat e kësaj ministrie.

 14389768_1272118072808115_1987820917_n-1