Home Pasqyra Javore Pasqyra javore

Pasqyra javore

289
0
SHARE

Edhe java  që e lam pas në komunat e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës është karakterizuar me ngjarje të shumta të karakterit politik, social, kulturor, ekonomik dhe sportiv.

14389768_1272118072808115_1987820917_n-1-3

Dy serb dhe një shqiptar prangosen në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”

Gjilan – Në pikën kufitare “Dheu i Bardhë” janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj dy Serb dhe një Shqiptar pasi që gjatë kontrollit në veturën “Opel Vectra” me të cilën ishin duke lëvizur është gjetur dhe konfiskuar 962.76 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit “Marihuanë”.
Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje njoftoj policia e Kosovës.
14389768_1272118072808115_1987820917_n-1-3

Preshevarja perkrahe Nices, Bernulit, Jungut…

Në shtetin alpin jeton një komunitet i madh i shqiptarëve nga Lugina e Preshevës të shpërndarë gjithandej regjioneve dhe qyteteve të Zvicrrës.

Çdo herë e më shumë po ndëgjojmë për tregime suksesi të shqiptarëve atje. Një i tillë është edhe i shqiptares me prejardhje nga Lugina e Preshevës. Lumturije Ismaili e lindur me 02.05.1984 në Corroticë. Kur kishte vetëm shtatë vite familja e saj migron në Zvicër dhe vendosen në qytetin e Baselit. Integrimi i shpejtë i fëmijëve të kësaj familje në rrethin e ri shoqëror bëhet shembull edhe për shumë familje tjera. Lumturija me sukses të shkëlqyeshëm përfundon shkollimin fillor. Ajo vazhdon shkollimin sekondar dhe progjimnazin të cilët i përfundon në vitin 2001. Në vitin 2004 përfundon me sukses të shkëlqyeshëm gjimnazin e Laufenit, i njohur për kriteret dhe traditën në mbarë Zvicrën. Gjatë ndjekjes së mësimeve në gjimnazë tregon interesim të shtuar për shkencat filologjike. Në vitin 2005 regjistron studimet e gjermanistikës në Universitetin e Bazelit. Në ndërkohë fillon punën si mësuese në Binningen.

Përpos gjuhës gjermane, Lumturia pasionin që ka për letërsinë dhe gjuhët latine e shndërron në tjetër objektiv duke vazhduar studimet mastër në gjuhë dhe lëtërsi italiane, frenge dhe gjermanistikë të cilat i përfundon me sukses në vitin 2016. Me qëllim të përsosjes profesionale dhe shkencore Lumturia qëndron në vizita studimore në disa shtete evropiane. Në shtator të vitit 2006 qëndron në Universita De Stranieri në Peruggia të Italisë, pastaj në vitin 2011 për një semestër qëndron në Universitetin e Sorbonës në Paris, etj. Që nga viti 2015 punon në gjimnazin në Mynsterplatz. Mjafton të hulumtohet pak në internet për këtë gjimnazë dhe të kuptohet për vjetërsinë, namin dhe figurat e njohura të shkencës, filozofisë e artit të cilët kanë mësuar ose kanë punuar si mësimdhënës aty. Fridrih Niçe, Johan Bernuli dhe Bernulët e tjerë, Tomas Platteri, Alfred Drefuys, Kalr Gustav Jung, janë vetëm disa nga emrat e mëdhenjë të cilët kanë punuar dhe mësuar në këtë gjimanz.

Për Lumturijen puna përkrahë këtyre emrave të mëdhenjë është privilegj i arritur me plotë mund dhe sakrifica ndërsa për shumë shqiptarë tjerë në Zvicër dhe gjetiu është një shembull i mirë i suksesit të brezit të ri i cili tejkalon suazat e integrimit. E ne bashkënvendasit e saj duhet të ndihemi krenarë për suksesin e saj dhe suksese tjera të ngjashme.

14389768_1272118072808115_1987820917_n-1-3

 Organizohet aksion për kapjen e qenëve endacak

Qent endacak

Qentë endacak tani e tutje nuk do të shqetësojnë qytetarët me theks të veçantë fëmijët të cilët herë pas here ishin edhe viktima të tyre. Në sezonin dimërorë qentë në rrugët e vendit ishin mjaftë prezentë, të pastrehuar dhe në raste edhe të tërbuar nga mungesa e të ushqyerit.

Enver ALiu

Kryeshefit të inspektoriatit, Enver Aliu ka konfirmuar për Radiotelevizionin Presheva se aksioni i grumbullimit të qenëve po bëhet nën organizimin e inpektoratit pranë komunës së Preshevës. Qentë e kapur do të dërgohen në azilin e qenëve në Bujanoc, transmeton zerilugines.comGjatë aksionit për grumbullimin e qenëve endacak në paraditen e sotme nga ekipi përgjegjës pati raste edhe ballafaqimi me banorët ku disa prej tyre nuk lejonin marrjen e qenëve përkundër asaj që mungonte përkujdesi adekuat.

14389768_1272118072808115_1987820917_n-1-3

Mustafa shpreh përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për Luginën e Preshevës

Prishtinë – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti sot në takim një delegacion nga institucionet lokale si dhe biznesmenë nga tri komunat e Kosovës Lindore, Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

Gjatë takimit, ku ishin të pranishëm kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi, nënkryetari i Preshevës, Xhelal Memeti, kryetari i Forumit për Zhvillim Ekonomik, Muharrem Salihu, koordinatori për Politikë të Jashtme, Aziz Aziri, si dhe z. Muharrem Zejnullahu, është biseduar për fuqizimin e koordinimit në funksion të zhvillimit ekonomik, infrastrukturor, social dhe kulturor të tri komunave.

Kryeministri Isa Mustafa shprehu përkrahjen e Qeverisë së Kosovës për banorët, autoritetet lokale si dhe ndërmarrësit që veprojnë në këto tri komuna, me qëllim të avancimit të zhvillimit dhe fuqizimit të rolit të kësaj pjese të rëndësishme.

Përfaqësuesit e tri komunave të Kosovës Lindore, pasi falënderuan kryeministrin Mustafa dhe Qeverinë e Kosovës për përkrahjen dhe përkushtimin e treguar, folën për projekte konkrete të cilat do të ndihmonin në avancimin e proceseve dhe zhvillimin e gjithanshëm të këtyre tri komunave.

Kryeministri Isa Mustafa, para pak javësh në Gjilan, ka zhvilluar një drekë pune me përfaqësuesit e shqiptarëve të tri komunave të Kosovës Lindore, përkatësisht me deputetin shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Fatmir Hasani, kryetarin e Bujanocit, Shaip Kamberi, kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, Jonuz Musliu dhe kryetaren e Kuvendit Komunal të Preshevës, Ardita Sinani, ku është biseduar për fuqizimin e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe përfaqësuesve politikë të banorëve të këtyre tri komunave.

14389768_1272118072808115_1987820917_n-1-3

LMT në Zvicër priti kryetarin e BL-së së Tërnocit Agim Haliti

Kryesia e Lidhjes së Mërgimtarëve të Tërnocit(LMT) në Zvicër,  kanë pritur në një takim kryetarin e Bashkësisë Lokale të Tërnocit Agim Halitin.

agimi

Kryetari i  Bashkësisë Lokale të Tërnocit,  Agim Haliti  gjatë  një vizite që kishte në shtetin Zviceran  pati një takim me kryesinë dhe disa nga anëtarët e LMT-së së Tërnocit në  Zvicër.

Me këtë rast Kryetari i BL-së së Tërnocit  Agim Haliti në një prononcim për Lugina Press ka thënë se ishte një takim  i ngrohtë  vëllezërorë  në të cilin shkëmbyem  mendime rreth bashkëpunimit të deritanishëm por dhe për të ardhmen.

Haliti  në takim po ashtu ka falënderuar LMT-në  për kontributin e dhënë ndaj  Tërnocit dhe rrethinës  në kohërat më të vështira.

mirenjohje

Në takim LMT  ka nderuar me  mirënjohje kryetarin e  BL-së Agim Haliti për bashkëpunimin e parezervë dhe kontributin e tij në Tërnoc.

15995805_1396259013727353_1739633035_n

LMT është një shoqat e cila tubon një numër të madhë  të mërgimtarëve të Tërnocit në Zvicër.

Preshevë: PDSH reagon për arrestimin e Haradinajt, fletarreste edhe në Luginë

“PDSH konsideron se lëshimet e fletë arresteve ndërkombëtare ndaj luftëtarëve të lirisë si në Kosovë ashtu edhe në Luginë të Preshevës janë të planifikuara dhe me motive politike nga ana e institucioneve të Serbisë, që kanë për qëllim destabilizimin e situatës politike dhe të sigurisë në Republikën e Kosovës, si dhe dëbimin e shqiptarëve-luftëtarëve të lirisë nga Lugina e Preshevës”, thuhet në reagimin e kësaj partie.

Ky është reagimi i plotë:

Partia Demokratike Shqiptare shprehë indinjatë të thellë dhe reagon ashpër ndaj arrestimit të kryer ndaj ish kryeministrit të Republikës së Kosovës, kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës z. Ramush Haradinaj, më datë 04.Janar 2017, nga autoritetet franceze me fletë arrest ndërkombëtarë të lëshuar nga Republika e Serbisë.

PDSH konsideron se lëshimet e fletë arresteve ndërkombëtare ndaj luftëtarëve të lirisë si në Kosovë ashtu edhe në Luginë të Preshevës janë të planifikuara dhe me motive politike nga ana e institucioneve të Serbisë, që kanë për qëllim destabilizimin e situatës politike dhe të sigurisë në Republikën e Kosovës, si dhe dëbimin e shqiptarëve-luftëtarëve të lirisë nga Lugina e Preshevës.

Institucionet serbe akoma nuk kanë proceduar dhe ndriçuar rastet e vrasjeve dhe kidnapimeve të qytetarëve shqiptarë në Luginë të Preshevës, të ndodhura që nga viti 1999 e këtej, në anën tjetër të njejtat institucione merren me fletë arreste ndërkombëtare ndaj shqiptarëve, duke dëshmuar se nuk kanë gatishmërinë e normalizimit të raporteve ndëretnike shqiptaro-serbe në rajon.

Partia Demokratike Shqiptare apelon te faktori ndërkombëtarë, Ambasada e Francës dhe e BE-së, të akredituara në Beograd, që të reagojnë dhe monitorojnë situatën e krijuar pas këtij arrestimi, të ndikojnë në lirimin e pakusht të z. Ramush Haradinaj, që ti bëjnë trysni qeverisë së Serbisë dhe institucioneve të saj në tërheqjen e të gjitha fletë arresteve politike përmes Interpolit ndërkombëtarë.

Njëkohësisht të kërkojnë zbardhjen e vrasjeve dhe kidnapimeve të qytetarëve shqiptar në Luginë të Preshevës, të tëra këto në shërbim të normalizimit të raporteve ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve si parakusht për paqë të qëndrueshme në Ballkanin perëndimorë.

Kryetari i PDSH-së
Dr.sc. Ragmi Mustafa