Home LAJME Vazhdon tregu i veturave me kilomatrazhe të rrejshme

Vazhdon tregu i veturave me kilomatrazhe të rrejshme

192
0
SHARE

Shumë prej kosovarëve mashtrohen kur vendosin të blejnë një veturë. Mashtrimi më i madh po ndodh nga shitësit të cilët po ua heqin me qindra e mijëra kilometra të kaluara veturave të tyre.
Disa tregtarë por edhe shitës privat para se t’i shesin veturat e tyre, po i dërgojnë të mekanikët të cilët ua reduktojnë kilometrat e kaluara.

Ndërkohë për të gjetur një garazh apo person që redukton kilometra është fare e thjeshtë.

Mjafton një kërkim në internet dhe gjen opsione të ndryshme.

Madje disa persona kanë nisur që aktivitetin e tyre ilegal ta reklamojnë edhe neper ueb faqe të ndryshme, siç është më e njohura “merrjep”.

MerrJep-768x768

Situata e ngjajshme ndodh edhe në Luginë të Preshevës, ku veturat me prodhim 20 vjeçar kanë shumë pak kilometra të kaluara, çka vë dyshimin e menjëhershëm për killometra të reduktuara, për të cilën garancion nuk jep askush.

Ka raste të tilla dhe pasi janë blerë veturat, pas kontrollimeve në serviset e autorizuara, veturat dalin me qindra mijëra kilometra më shumë se sa ato që paraqesin realisht.

Veturat më të sigurta konsiderohen ato që blihen në Zvicër, edhe pse kohën e fundit ekzistojnë dyshime për kilometrat e kthyera, jo vetëm në Gjermani, po edhe Zvicërr.

Vlerësimi i policisë gjermane është se rreth 30% e veturave ka kilometrat e reduktuara. Për këtë vepër penale në Gjermani mund të denohesh deri 1 vjet burg, ndërsa denim i njejtë vlen edhe për prodhuesit e programeve kompjuterike me të cilët kryhet një akt i tillë. Andaj në Gjermani është e ndaluar reklamimi i aparateve të tilla dhe manipulimi me kilometra të reduktuara në gazeta, revista dhe internet. Ligji ndalon edhe ofertën për një shërbim të tillë./Lugina Press/